Kursi i Vleresimit dhe Investimit ne Pasurite e Paluajtshme

Qëllimi:

I njohur nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit si dhe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ky kurs mundëson pajisjen e kursantit me licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.
Ne besojmë se Vlerësuesi nuk duhet të shihet thjesht si një agjent ose sekser, por edhe si një këshillues apo konsulent ligjor për investime të mundshme në fushën e Real Estate.

Arsyet pse duhet ta ndiqni këtë kurs?!

- Ky kurs synon t’ju formojë profesionalisht dhe t’ju aftësojë në vlerësimin shkencor dhe praktik të pasurive të paluajtshme; ndërtesa, tokë, truall, si edhe të zhvilloni parashikime edhe vlerën e pritshme të tyre si pasojë e një investimi.
- Ju pajiseni me Certifikatë të njohur nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit si dhe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit;
- Nëpërmjet kësaj Certifikate ju aplikoni për të marrë licencën e ushtrimit të aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme;
- Të Certifikuarit e viteve të kaluar janë tashmë të licencuar pranë MZHUT ose janë drejt përfundimit të aplikimit dhe vazhdojnë të thellojnë bashkëpunimin me Shoqatën e Vlerësuesve Shqiptarë dhe shoqata homologe botërore.

 Përse David Allen?

David Allen, drejtori didaktik i këtij kursi është pionieri i kësaj praktike në Shqipëri, një figurë e mirënjohur në rang ndërkombëtar në fushën e Pasurive të Paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve “RICS”.

Bazuar në suksesin e kurseve të mëparshëm, ai sjell në këtë kurs risitë dhe përditësimet e nevojshme nga bota duke i përshtatur për tregun shqiptar.

 Përshkrimi dhe Programi:

Kursi analizon disa lloj situatash duke mbuluar të gjitha detajet nëpërmejt aplikimit të metodave të ndryshme që nga:

- planet e investimeve,
- riklasifikimin e gjendjes së të ardhurave,
- mekanizmat e portofoleve të vlerësimit,
- aplikimet dhe praktikat,
- pasqyrat e tregjeve të pronës,
- ekulibrat dhe disekuilibrat e tregut,
- kostot e amortizimit të objekteve,
- ndikimin e materialeve, cilësisë së ndërtimit dhe teknologjisë së aplikuar,
- legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare,
- njohuritë themelore të planifikimit urban dhe lidhja që ekziston midis planifikimit dhe zhvillimit të zonave urbane duke qenë në gjendje edhe të hartojnë planimetritë dhe pozicionimin e pronave në hartë.

Më tej, kursantët njihen thellë edhe me aplikimet që kanë të bëjnë me:

- masën e kontributit të konstruksioneve në vlerën e një objekti;
- llojet e kontratave;
- adaptimin legjislativ;
- modelet e aplikimit;
- shoqatat vendore dhe ndërkombëtare etj.

 Objektivat:

Ky kurs synon t’ju formojë profesionalisht dhe t’ju aftësojënë vlerësimin shkencor dhe praktik të pasurive të paluajtshme; ndërtesa, tokë, truall, si edhe të zhvilloni parashikime edhe vlerën e pritshme të tyre si pasojë e një investimi.

Kjo figurë profesionale gjithnjë e më shumë e kërkuar në treg, mund të punojë si:
- Profesionist i lirë dhe si Ekpert;
- Agjent/specialist i punësuar në zyrat përkatëse pranë Shoqërive Imobiliare;
- Bankave të Nivelit të Dytë;
- Shoqërive të Sigurimeve;
- Shoqërive të Ndërtimit;
- Zyrat Publike;
- Zyrat e urbanistikës etj.

Konkretisht ky kurssynon të kontribuojë në ndërtimin e një klase të re të vlerësuesve shqiptarë, të aftë të përballojnë sfida të reja të tregut shqiptar dhe sidomos të hedhin bazat për të qenë të aftë të ushtrojnë profesionin e tyre në një treg global dhe me rregulla universale.

Lektorë:

David Allen - Drejtor Didaktik, Lektor.
Prof.As.Dr. Sopot Camaj - Lektor
Dr. Nikollë Nika – Lektor
Dr. Gentian Shaqiri – Lektor
Dr. Lirime Cukaj – Lektor
MSc. Diana Bardhi - Lektor
MSc. Fatlinda Struga – Lektor
MSc. Artur Roshi – Lektor
MSc. Anton Lezhja – Lektor
MSc. Migena Zaçe – Lektor
MSc. Mirela Behluli – Lektor
MSc. Arba Grazhdani – Lektor
MSc. Besnik Como – Lektor
MSc. Niko Lera – Lektro
MSc. Mirel Mico – Lektor
MSc. Altin Piqani – Lektor

Kushtet paraprake për pjesëmarrje:

Për të ndjekur këtë kurs, duhet të keni përfunduar studimet Bachelor dhe Master në programet:

  • Inxhinieri;
  • Arkitekturë;
  • Ekonomi;
  • Drejtësi. 

Ndërkohë personat që do të aplikojnë për Licencë, duhet të kenë përfunduar patjetër studimet Master në programet:

  • Inxhinieri;
  • Arkitekturë;
  • Ekonomi.

Dokumentacioni:

- Diploma Bachelor (fotokopje e noterizuar);
- Diploma Master (fotokopje e noterizuar);
- Lista e notave (fotokopje e noterizuar);
- Karta e Identitetit (fotokopje);
- CV;
- Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera;
- 2 fotografi.

Pagesa e kursit:
Total: 90.000 ALL
Ku: Tarifa e regjistrimit (paguhet në momentin e regjistrimit): 10.000 ALL.
Tarifa e pjesmarrjes (paguhet në momentin e fillimit të kursit): 80.000 ALL

Kohëzgjatja: 20 javë

Oraret:

Çdo të enjte dhe të premte, ora: 16:00 - 20:00
Çdo të shtunë, ora: 10:00 - 14:00

Per programin e plotë të kursit  Lexo më shumë