Kursi i Formimit Vazhduar AUDITIMI I ENERGJISË”

 

Metropolitan çel Kursin e Formimit të Vazhduar “ AUDITIMI I ENERGJISË” – Drejtor Didaktik, Dr. Klaus Vogstad
Shqipëria ka vendosur një objektiv kombëtar për të konsumuar 15% më pak energji deri në vitin 2020. Ky objektiv kombëtar synon rritjen e efiçencës së energjisë nëpër sektorë të veçantë të ekonomisë kombëtare.
Shqipëria është një vend kandidat për në Bashkimin Europian, i cili po përballet me sfida në sigurimin e furnizimit me burime energjetike, që vijnë si rezultat i rritjes së varësisë nga importet e energjisë dhe të pamundësisë për të transformuar burimet primare të energjisë në produkte energjetike për t’u konsumuar.
Efiçenca e energjisë është një mjet i vlefshëm për të adresuar këto sfida!
Në këtë panoramë lind gjithnjë e më tepër nevoja për ekspertë në “Auditimin e Energjisë”.
SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” çel Kursin e Formimit të Vazhduar “ Auditimi i Energjisë”.
Ky kurs është i ndarë në katër module:
1.Bazat e Auditimit në Energji
2.Auditimi Energjitik në Ndërtesa
3.Auditimi Energjitik në procese Energjitike
4.Auditimi Energjitik në Transport
Drejtor Didaktik, i këtij kursi do të jetë Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e efiçencës energjetike.
Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norwegian University of Science and Technoloy” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.
I njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ky kurs mundëson pajisjen e kursantit me licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e “Auditimit të Energjisë”.
Kushtet paraprake për pjesëmarrje:
Për të ndjekur këtë kurs, duhet të keni përfunduar studimet Bachelor në programet: Inxhinieri Mekanike, Elektrike, Ndërtim, Mjedisi dhe Arkitekturë.
Dokumentet për regjistrim:
1.Diplomë Universitare (fotokopje e noterizuar)
2.Listë e notash (fotokopje e noterizuar)
3.Kartë Identiteti (fotokopje)
4.CV
5.Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera si dhe dy fotografi.
Tarifa e kursit: 80.000 ALL
Kohëzgjatja: 7 javë.
Oraret:
Çdo të Enjte dhe të Premte, ora: 16:00 - 20:00
Çdo të Shtunë, ora: 10:00-14:00
Për tu regjistruar na kontaktoni në: info@umt.edu.al ose në numrat e kontaktit: +355696070111/0693530570
Ju mirëpresim!