Metropolitan EKSELENT dhe DIPLOMA DYFISHE - Takimi i studentëve me Rektorin Prof.Dr Agim Selenica!

 Metropolitan EKSELENT dhe DIPLOMA DYFISHE - Takimi i studentëve me Rektorin Prof.Dr Agim Selenica!

Akreditimi institucional i institucioneve të arsimit të lartë në vend ishte një proces shumë i rëndësishëm. Duke marrë shkas nga vlerësimi EKSELENT i ekspertëve Britanikë të Akreditimit ( QAA) dhe nënshkrimi i marrëveshjes së fundit mes Metropolitan dhe “Università degli Studi di Messina”, ndër universitetet më prestigjozë në Itali dhe në botë, i vlerësuar dhe rankuar për cilësinë e lartë të kërkimit shkencor dhe mësimdhënies, me një histori të gjatë që daton që nga viti 1548, dje u zhvillua takimi i Rektorit dhe Administratores me studentët tanë.

Në fokus të këtij takimi ishte prezantimi nga afër i të gjithë avantazheve që kanë studentët tanë nga vlerësimi Ekselent i ekspertëve Britanikë të Akreditimit ( QAA) si dhe sigurimi i programeve të përbashkëta ose joint/double degree courses, që do të thotë që në programe të posaçme studimi, i diplomuari merr diplomë si nga Metropolitan edhe nga Universiteti i Mesinës, duke studiuar këtu në Tiranë.

Këto arritje janë thelbësore jo thjesht për Metropolitan, por për të gjithë arsimin e lartë në vend, sepse mundësojnë krahasueshmërinë tonë me praktikat më të mira universitare perëndimore.