Vendim mbi “Miratimin e sezonit rekuperues 2016 2017”

 

 

Vendim mbi “Miratimin e sezonit rekuperues 2016 – 2017”

Për t’u ardhur në ndihmë studentëve që kanë për të mbrojur Diplomën në muajin tetor dhe studentëve qe jane ne limite me kreditet per kalimin ne vitin pasaardhes, SHPAL “Universiteti Metroplitan Tirana” njofton se në datat, 4 , 5 dhe  6 tetor do të zhvillohet Sezoni Rekuperues i Provimeve për të dy ciklet e studimeve. Në këtë sezon studentët kanë të drejtë të japin maksimalisht dy lëndë. Studentët duhet të paraqesin kërkesën me shkrim në sekretarinë mësimore dhe në departamentin përkatës ku të përcaktojnë maksimalisht dy provime ku mund të marrin pjesë brenda datës 03.10.2017. Në rast se lënda parashikon shlyerjen e detyrimeve të tjera akademike (detyrë kursi, projekt) para provimit, data e përmbushjes së këtij detyrimi është 3.10.2017.

 Vetëm nëse student përmbush me sukses detyrimet akademike të lëndës mund të marrë pjesë në Sezonin Rekuperues.