METROPOLITAN EKSELENT VLERËSIM NGA AGJENCIA BRITANIKE E AKREDITIMIT.

 

Kemi kënaqësinë t’Ju komunikojmë se Metropolitan ka marrë vlerësim EKSELENT, për fushat e vlerësimit nga ekspertët britanikë të akreditimit.

Metropolitan Incubator Innovation dhe laboratorët në Metropolitan janë vlerësuar me: BEST PRACTICE, në rang kombëtar nga ekspertët britanikë të akreditimit ( QAA)

Mirënjohje për punën e palodhur gjatë këtij procesi, stafit akademik, stafit administrativ, studentëve tanë, si dhe palëve të tjera të cilët kontribuan në arritjen e këtij rezultati ekselent.

Metropolitan nuk do të ndalet këtu, ky vlerësim konsolidon angazhimin për të vazhduar më tej misionin tonë: Të ndërtojmë për Ju universitetin që meritoni!

Këto janë hapat të vërtetë, të rëndësishëm drejt suksesit të vazhduar të Metropolitan.

Urime Metropolitan!