Kriteret e pranimit studentëve për vitin akademik 2017- 2018

Bazuar në ligjin nr.80/2015, "Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, neni 3 pika 4/b,neni 4 pika 1, neni 25 pika 8, neni 38, pika 1/a dhe 3 neni 42 pika 7, neni 69 pika 3, neni 74 pika 2, neni 135, Senati Akademik në mbledhjen e datës 13 Janar 2017, vendosi:

I  Kriteret e pranimit për studentët e ciklit të parë të studimit,për vitin akademik 2017-2018, të jenë si më poshtë vijon:

Për shkollat e mesme të përgjithshme (gjimnaze) dhe për shkollat e mesme të profilizuara (profili tekniko/ekonomike)

  1. Nota mesatare e shkollës së mesme apo të profilizuar (nota mesatare e thjeshtë),për të gjitha vitet,përfshirë provimet e maturës shtetërore,te jetë në masën 60%.
  2. Nota mesatare e gruplëndëve të përcaktuara për çdo program studimi të ciklit të parë,të jetë në masën 40% (sipas tabelës bashkëlidhur).

II.Ky vendim i përcillet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

III.Ky vendim hyn në fuqi për vitin akademik 2017-2018

Ndarja e përqindjes sipas gruplëndëve

Viti Akademik 2017-2018

Për kandidatët që vijnë nga shkolla e mesme (gjimnaze) dhe shkolla të mesme të profilizuara tekniko-ekonomike.

 

Nr Program Studimi Nota mesatare e gruplëndëve % Lëndët e gruplëndëve % për cdo lëndë
1 Inxhinieri Kompjuterike 40%

Matematikë

Informatikë

20

20

2 Inxhinieri Ndërtimi 40%

Matematikë

Fizikë

20

20

3 Arkitekturë 40%

Matematikë

Histori Arti

20

20

4 Administrim Biznesi 40%

Matematikë

Ekonomi

20

20

5 Financë 40%

Matematikë

Ekonomi

20

20

6 Informatikë Ekonomike 40%

Matematikë

Ekonomi

20

20

Shkarko dokumentin Kliko këtu

e-max.it: your social media marketing partner