Bursa dhe Tarifa Studimi

Tarifat e studimit pranë SHPAL “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA” për Vitin Akademik 2017-2018

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” aplikon tarifa të unifikuara për të gjitha ciklet e studimit. Të gjitha programet e studimit pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” janë të akredituara.

Tarifa e Regjistrimit pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” është 500 euro në vit. Paguhet në momentin e regjistrimit pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” dhe përfshin:

- Kartën e Studentit me të gjitha shërbimet e nevojshme (facilitete brenda dhe jashtë institucionit, taksa shtetërore, dokumenta, vërtetime)

- Sekretaria on line

- Biblioteka hard copy

- Biblioteka Mc’Graw Hill on line

- Karta e sigurimit të shëndetit SICRED

Studenti nuk ka asnjë tarifë shtesë për provimet e mbartura apo për shërbimet gjatë viteve Akademikë.

Tarifat e Studimit për programet e studimit në Fakultetin e Ekonomisë janë 1500 euro në vit.

Tarifat e Studimit për programet e studimit në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Shkencave të Aplikuara janë 2000 euro në vit.

Tarifat e Studimit për programet e studimit në Arkitekturë për të pestë profilet janë : 3000 euro në vit.

 

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” ofron disa lloje bursash duke synuar të mbështesë studentët ekselentë, të talentuar, si dhe ata në nevojë sociale. Duke u drejtuar nga ky parim, Bursat për Vitin Akademik 2017 - 2018 për të gjithë nivelet e studimit janë:

Programi i Bursave

I. Bursat e Ekselencës:

* Bursa 100% për maturantët me mesatare të ponderuar mbi 9,5 si dhe fituesit e vendit të parë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë, kimi ose ekonomi.

* Bursa 100% për studentët që vazhdojnë studimet në SHPAL Universiteti Metropolitan Tirana dhe kanë mbaruar vitin akademik pararendës me notën mesatare mbi 9.5 si dhe fituesit e vendit të parë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë, kimi ose ekonomi.

* Bursa 100% për studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari.

* Bursa 100% për studentët që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, që janë shpallur nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës më të mirët e Maturës Shtetërore.

* Bursa 75% për maturantët me mesatare të ponderuar mbi 9, për fituesit e vendit të dytë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë, kimi ose ekonomi.

* Bursa 75% për studentet që vazhdojnë studimet në SHPAL Universitetin Metropolitan Tirana  me mesatare të ponderuar mbi 9, për fituesit e vendit të dytë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë, kimi ose ekonomi.

* Bursa 50% për maturantët me mesatare të ponderuar mbi 8,5 si dhe për fituesit e vendit të tretë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë, kimi ose ekonomi.

* Bursa 50% për studentët që vazhdojnë studimet në SHPAL Universitetin Metropolitan Tirana me mesatare të ponderuar mbi 8,5 si dhe për fituesit e vendit të tretë të olimpiadave rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare në fizikë, matematikë, kimi ose ekonomi.

Dokumentacioni dhe mënyra e aplikimit për bursat e ekselencës:

1. Kërkesë e Drejtuar Bordit të Lartë Drejtues (e noterizuar)

2. Certifikata e notave te Maturës Shtetërore (e noterizuar)

3. Diploma e Maturës shtetërore (e noterizuar)

4. Fotokopje ID

 

II. Bursa për studentët e transferuar:

* 30% Bursë për studentët që transferojnë studimet nga Universitetet e tjera partnere  pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

III. Bursat Sociale

a. Për studentët e regjistruar për herë të parë

- Deri në 100% bursë për studentët në nevojë sociale, individë me aftësi të kufizuara, fëmijët e policëve ose ushtarakëve të rënë në detyrë, anëtarë të pakicave kombëtare, etj.

 

Kategorite e bursave sociale

1. Sipas  të ardhura vjetore familjare (studentët): 

Ne këtë kategori përfshihen te gjithë studentet me pamundësi ekonomike.

 

Dokumentet që duhet te paraqesin :

1. Certifikatë  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë ne fakultetet  përkatëse.

3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes, që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

4. Vërtetim për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit)  (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

5. Vërtetim i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”) 

8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, lokal etj.)

10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore . 

 

2. Studentët me prind invalid .

Ne këtë kategori përfshihen te gjithë studentet te cilët kane ne familjet e tyre te dy prindërit invalid ose njërin prej tyre.

Dokumentet qe duhet te paraqesin:

1. Certifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetim për motrat dhe vëllezërit që janë studentë dhe që marrin ose jo bursë ne fakultetet  përkatëse.

3. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes, që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”).

4. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

5. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

6. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera, Vërtetimin nga Shoqata e Invalidëve të punës( e firmosur, e vulosur nga Kryetari i Shoqatës të Punës) , Vërtetimin nga KMCAP .Dëshmi e invalidit të punës.(Libreza)

7. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat. (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

8. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

9. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, lokal etj.)

10. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat totale mujore.

 

3. Studentët me Statusin e Jetimit . 

Ne këtë kategori përfshihen te gjithë studente te cilët kane humbur njërin nga prindërit ose te dy.

Dokumentet qe duhet te paraqesin janë :

1. Certifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Certifikatat  e vdekjes së prindërve.

3. Dokumentin  e Shoqatës së Jetimëve e fotokopjuar dhe e noterizuar. 

 

4. Studentët të cilët kanë humbur kujdestarinë prindërore .

Dokumentet qe duhet te paraqesin janë :

1. Certifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vendimi i Gjykatës të formës së prerë e fotokopjuar dhe e noterizuar

 

5. Studentë që kanë statusin e invalidit, paraplegjikut dhe tetraplegjikut etj.

Dokumentet qe duhet te paraqesin janë :

1. Certifikatën  personale    (Gjendja  civile)

2. Dëshminë e invalidit të fotokopjuar dhe e noterizuar.

3. Vërtetimin e KMCAP- i DRSSH

4. Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore në rast se prindërit ,ose anëtarët e tjerë të familjes marrin pension ose jo dhe shtesa të tjera ( Zyra e Sigurimeve Shoqërore)

5. Vërtetime   për të gjithë anëtarët e familjes, që vërtetojnë të ardhurat e familjes mbi moshën 18 vjeç ( Qendra e punës ku punojnë) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

6. Vërtetime për të gjithë anëtarët mbi moshën 18 vjeç që janë te regjistruar si të papunë ,dhe trajtohen me pagesë papunësie ( asistencë). Nga ( Zyra Vendore e Punësimit) (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

7. Vërtetimi i Ndihmës Ekonomike, kur familja e përfiton,ose jo. Numri i dosjes, masa e plotë ose e pjesshme  dhe shuma. ( Seksioni Ndihmës Ekonomike. Të firmosur nga P/N. Ekonomike dhe Kryetari)

8. Vërtetim nga  Drejtoria Rajonale e Tatimeve ,që të gjithë anëtarët e familjes mbi moshën 18 vjeç, ushtron ose jo aktivitet privat. (të gjitha këto vërtetime të skanohen në një dokument të vetëm në format “pdf”)

9. Vërtetim nga  Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës që disponon ose jo  pronë bujqësore për të dy prindërit (Ligji 7501 dt. 19.07.1991

10. Vërtetim nga  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme që disponon ose jo  pronë, për të dy prindërit (shtëpi, dyqan, lokal etj.)

11. Deklaratë me shkrim nga K/familjari për të ardhurat.  

 

6. Fëmijët e punonjësve të rënë në detyrë

Studentë, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Mbrojtjes dërgojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, listën për këtë kategori studentësh.

Dokumentet qe duhet te paraqesin janë :

1. Certifikatën  familjare    (Gjendja  civile)

2. Vërtetimin nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, bashkangjitur listën për këtë kategori studentësh.

3. Vërtetimin nga Ministria e Brendshme ,Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Drejtësisë etj.

 

Përqindjet për secilën kategori

Deri në 50% bursë për aplikantët që i përkasin shtresave vulnerabël të shoqërisë: 

Për fëmijët e policëve ose ushtarakëve të rënë në detyrë 

Individë me aftësi të kufizuara 

Anëtarë të pakicave kombëtare 

Anëtarë të familjeve në nevojë ekonomike: 

1. 50% - 144`00 lekë të ardhura në vit 

2. 40% - 240`000 lekë të ardhura në vit 

3. 30% - 480`000 lekë të ardhura në vit 

4. 20% - 528`000 lekë të ardhura në vit 

5. 10% - 600`000 lekë të ardhura në vit 

b. Për studentët tanë në vitet e ndërmjetme

Përfitimi i te njëjtët % burse nëse vazhdojnë të plotësoj të njëjtat kushte si viti paraardhës . Studentet dorëzojnë dokumentacioni përkatës pranë Sekretarisë Mësimore në bazë te kategorisë se bursës që janë përfshirë dhe komunikohet vendimi i mbajtjes se bursës ose jo brenda 5 ditëve .

IV. Bursa e Diasporës:

* Deri në 30% për aplikantët nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e gjithë Diaspora.

  1.  Aplikimi për bursë bëhet on line ose pranë Sekretarisë Mësimore 
  2.  Numri i bursave është i kufizuar dhe miratimi i tyre  behet me vendimin e Bordit te Larte Drejtues.
  3.  Miratimi për çdo rast komunikohet brenda 5 ditëve nga aplikimi për bursë. Aplikanti tërheq vendimin e miratimit ose jo të bursës  pranë sekretarisë. Pas kësaj, aplikanti procedon me regjistrim pranë saj. 

Aplikimi për bursë bëhet on line ose pranë zyrës së Këshillimit të Karrierës

Programi i Bursave