Sekretaria Mësimore

Sekretaria Mësimore përgjigjet për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”, sipas procedurave të përcaktuara me vendimet dhe udhëzimet e MAS-it, Rektorit/Dekanit duke plotësuar kërkesat e tyre.

Sekretaria Mësimore është përgjegjëse për procesin e diplomimit, dokumentimin dhe arkivimin e tij, përgjegjëse për rregjistrin themeltar/ regjistrat e notave/ regjistrat e kursit etj.
Informon studentët në lidhje me rregulloren e studimeve, me planin mësimor, me të drejtat dhe detyrimet e tyre Menaxhon sekretarinë on-line

Pajis studentët me dokumentacionin e kërkuar.

Ndjek dhe arkivon të gjitha procedurat mbi matrikulimin, plotësimin e statistikave dhe çdo formë raportimi / analize me palët e treta.

Zbaton çdo detyrë tjetër të eprorit/ëve brenda tagrit ligjor.