Karta Studentore

Karta e Studentit në SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” vjen me shërbime dhe oferta nga më të dobishmet për studentët e saj.


Duke nisur fillimisht me Tiranën e duke u zgjeruar më tej në të gjitha qytetet, në të cilat ky universitet ka studentë të tij aktualë apo potencialë, kjo kartë përfshin shërbime të personalizuara vetëm për studentët e Metropolitan-it, duke bërë që çdo zotërues i saj të ndihet i privilegjuar.

Aktualisht pjesë e kësaj karte janë shërbime si:
1. Restorante
2. Kinema
3. Teatër
4. Transport
5. Akomodim
6. Palestra dhe fusha sportive
7. Klinika mjekësore
8. Qendra gjuhësh të huaja
9. Librari
10. Kompani sigurimi
11. Institucione bankare për mundësinë e kreditimit të studimeve
Çdo muaj këto shërbime janë duke u shtuar, duke lidhur kështu marrëveshje të reja për ato shërbime për të cilat vetë studentët kanë shprehur interes.




Tashmë “Karta e Studentit” është një mundësi reale përfitimi për studentët e SHPAL “Universitetit Metropolitan Tirana”.