Biblioteka

Biblioteka “Dr. Ark. Isuf SUKAJ” e SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” gjendet në katin e gjashtë të Godinës Qëndrore të universitetit.

Qëllimi kryesor i bibliotekës është ai i mbështetjes me materiale didaktike për një nivel më të lartë të procesit mësimor dhe shkencor. Ky shërbim është i ofruar për studentët, stafin akademik apo si dhe stafin e Qëndrës Kërkimore dhe Shkencore të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

 Biblioteka është e strukturuar në tre zona të përcaktuara: 

a) ambient vetëm për lexim 

b) ambient i pajisur me kompjutera për literaturën e pasur on-line që disponon biblioteka

c) ambient studimi i pajisur me tavolinë të rrumbullakët për studim në grup dhe përgatitje të studentëve për punët apo projektet që përgatiten në grup.

Biblioteka ka një fond të pasur me libra për të gjitha degët e studimit që ofron Sh.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana”. Librat janë të inventarizuar dhe të ndarë sipas fushave dhe tematikës. Librat janë në gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht dhe italisht. Literatura e bibliotekës pasurohet jo vetëm nga blerjet e planifikuara për pasurimin e vazhdueshëm të koleksionit, por dhe nga librat e dhuruara nga stafi akademik shqipëtar si dhe stafi i Universiteteve simotra si dhe nga personalitete të ndryshëm shqipëtar e të huaj të ftuar në aktivitetet, Konferencat e Simpoziumet e organizuara nga SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Një numër të madh abonimesh kemi dhe në revistat më prestigjoze në fushat ekonomike dhe inxhinierike.  Përveç pasurimit të literaturës hardcopy, një pasurim të mëtejshëm ka sjellë dhe vendosja e marëdhënieve të bashkëpunimit me McGraw Hill, një nga kompanitë më të mëdha të botimeve universitare dhe shkencore si dhe të përhapjes së shkencës në Amerikë dhe në botë. Bashkëpunimi ynë me McGraw Hill ekziston që prej vitit 2015 dhe ka dhënë një kontribut të dobishëm për punën mësimore si dhe mësimore shkencore. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi u arrit që në të gjithë syllabuset e universitetit tonë të përfshihet literatura më bashkëkohore që ekziston në botë e cila përditësohet e pasurohet vit pas viti.

Kjo platformë didaktike është e disponueshme pa pagesë për studentët dhe stafin akdemik. 

Orari i shërbimit për përdoruesit: 

Biblioteka është e hapur:

E Hënë – e Premte nga ora 8:30 – 19:00 

Ditën e Shtunë nga ora 09:00 – 14:00

Inventari i Bibliotekës

e-max.it: your social media marketing partner