Zyra e Karrierës

Zyra e Karrierës është pjesë e strukturës së SHPAL  "Universiteti Metropolitan Tirana”, e cila u krijua si zyrë në dispozicion të studentëve për ti orientuar drejtë zgjedhjes së programit të duhur në përputhje me prirjet, talentin dhe planin individual të karrierës. Objektivi kryesor i kësaj zyre është orientimi dhe këshillimi i studentëve për ta gjetur më mirë veten në tregun e punës.

Misioni i Zyrës së Karrierës është të rrisë punësimin e studentëve dhe diplomantëve të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”, të ofrojë shërbimet më të mira për studentët, stafin dhe grupet e tjerë të interesit në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e edukimit dhe t’i ndihmojmë ata të zhvillojnë potencialin e plotë dhe të kenë një performancë sa më të lartë në tregun e punës. Zyra e Karrierës shërben si urë lidhëse midis studentëve dhe tregut të punës, ajo ka për qëllim të ndihmojë studentët të zhvillojnë potencialin e tyre nëpërmjet:

 

1. Këshillimit të Karrierës.

2. Rritjes së numrit të studentëve e të diplomuarve që punësohen në profesionin e tyre. 

3. Të ndihmojë studentët në krijimin e lidhjeve me  punëmarrësit potencialë.

4. Të shërbejë si burim rekrutimi për shumë organizata dhe institucione dhe të ofrojë shërbime trajnimi për biznese të ndryshme. 

5. Njohja me tregun e punës nga pikëpamja e kërkimit të punës së dëshiruar dhe aftësinë të paraqiten në këtë kërkim në mënyrën më profesionale të         mundshme.

6. Mundësinë për të provuar punën e dëshiruar nëpërmjet praktikave të punës.

7. Mundësinë dhe aftësinë e ndërtimit të një rrjeti njohjesh në ambientet profesionale të tregut të punës

8. Përgatit propozimet për ndryshime dhe përmirësime të kurrikulave dhe ia paraqet për miratim strukturave përkatëse; 

9. Është përgjegjëse për organizimin e panaireve të punës; 

10. Mban marrëdhënie të vazhdueshme me shoqatat apo organizime të tjera të ALUMNI dhe i mbështet ata në funksionimin e tyre.

11. Zyra e Karrierës organizon një sërë aktivitetesh gjatë vitit akademik, të cilat janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me studentët e SHPAL   "Universiteti Metropolitan Tirana”. Aktivitete të cilat ju vijnë në ndihmë atyre si: Workshope, Trajnime, Info Day, Takime të Hapura, Shkolla Verore si dhe Panairi i Karrierës.

12. Për të  organizuar këto aktivitete janë angazhuar studentët e UMT-së të cilët quhen Studentë Vullnetarë, ku me anë të angazhimit të tyre përfitojnë eksperienca praktike, kontakte të reja,mundësi angazhimesh në projekte inovatore apo pjesëmarrje në konkurse të ndryshme, mundësi trajnime  dhe  mundësi internshipesh dhe punësimi nga kompani të cilat bashkëpunojnë me SHPAL   "Universiteti Metropolitan Tirana”. Eksperienca të cilat i ndihmojnë për të patur një performancë më të mirë të tyre në tregun e punës. Ju ftojmë të gjithëve  për t’u bërë pjesë e Zyrës së Karrierës dhe projekteve që ajo organizon.

 Për më shumë informacion ju mirëresim pranë zyrës ose kontaktoni nëpërmjet adresës së e-mail.

Anisa Duka

Kontakt: e-mail: aduka@umt.edu.al

 

VIDEOS

e-max.it: your social media marketing partner