Avokati i Studentit

Zyra e Avokatit të Studentit kontribuon në ruajtjen e standardeve më të larta të jetës akademike dhe jep mbështetje për studentët në shqyrtimin e pavarur dhe të paanshëm të çdo problemi të hasur gjatë studimeve pranë SHPAL” Universiteti Metropolitan Tirana”.

Avokati i Studentit është i pavarur , konfidencial i të gjitha problematikave të shfaqura.

Detyrat e Avokatit të Studentëve :

Avokati i Studentëve siguron shërbime që i ndihmon studentët në zgjidhjen më efikase të situatave të vështira që mund të krijohen në mjedisin akademik të Universitetit. 

Avokati i Studentit: 

- përgatit informata të rregullta në lidhje me rolin e tij për të informuar studentët dhe stafin për këtë pozitë, rolin dhe vlerat e saj, në bashkëpunim me departamentet përkatëse.

- dëgjon dhe diskuton çdo problematikë të studentëve dhe identifikon mundësitë për zgjidhjen e problemeve.

- shërben si një ndërmjetës neutral për të zgjidhur problemet.

- pranon dhe regjistron  pakënaqësitë, ankesat apo çështjet e paraqitura nga një student ose grup studentësh në mënyrë objektive dhe konfidenciale.

- në mënyrë të pavarur heton ankesat e studenteve.

- informon rregullisht studentin ose grupin e studentëve për ecurinë e zgjidhjes së problemeve te tyre.

- konfirmon dhe konstaton se studenti ose grupi i studentëve kanë marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të zgjidhur çështjen në kuadër të fakultetit ose njësisë. 

- kryen punët në përputhje me të gjitha kërkesat ligjore, Statutin e Universitetit, politikat, procedurat dhe udhëzimet. 

Mos hezitoni të kërkoni ndihmën e Avokatit të Studentit nga Juristi: Bora Shaholli

Oraret:

E hënë – E premte: 08:30 - 17:00 

E shtunë - 09:00-14:00 

Kontakt: bshaholli@umt.edu.al