Alumni

Roli i Rrjetit Alumni pranë SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana” është të krijojë dhe të rris një marrëdhënie të vazhdueshme mes studentëve aktual, profesorëve dhe të gjithë të diplomuarve në SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana”

Krijimi i rrjetit Alumni është një ndikues në rekrutimin e studentëve, dhe në angazhimin e tyre në aktivitete të rëndësishme që organizohen. Nëpërmjet takimeve të vazhdueshme dhe aktiviteteve, rrjeti Alumni ndihmon në transmetimin e ideve, nismave, inovacionit, bashkëpunimeve midis njëri- tjetrit të cilat janë më se të nevojshme pas procesit të diplomimit dhe sidomos përballjen me tregun e punës. Rrjeti Alumni inkurajon studentët aktual ku në momentin që do të mbarojnë studimet të bëhen pjesë e tij. Të gjithë studentët të cilët përfundojnë studimet e tyre pranë SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana” janë Alumni të tij.

Qëllimi kryesor i Rrjetit Alumni është fokusimi te individët të cilët kanë kryer studimet nё SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana” për të qenë përsëri pjesë e tij duke u përfshirë në të gjitha aktivitetet dhe takimet e organizuara . 

Rrjeti Alumni shërben për te informuar studentët aktual në mënyrë të detajuar mbi karrierën që kanë ndjekur studentët e diplomuare pranë SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana”. Rrjeti Alumni shërben si burim informacioni mbi ofertat e tregut të punës.
Rrjeti Alumni mundëson shkëmbimin e eksperiencave te studentëve të diplomuar me studentët aktual dhe bashkëpunimin në realizimin e aktiviteteve të përbashkëta.
Rrjeti Alumni shërben në nxitjen e angazhimeve vullnetare të studentëve aktual dhe studentëve të diplomuar pranë SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana” të cilat do të ndikojnë në zhvillimin e fushave sociale, edukative dhe kulturore. 

Aktiviteti kryesor i rrjetit Alumni është:
Krijimi i marrëdhënieve të reja me studentët e diplomuar;
Mbajtja e marrëdhënieve të mira me studentët aktual të cilët vazhdojnë studimet pranë SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana”.
Anëtarët të cilët janë pjesë e rrjetit Alumni do të japin informacione në bazë të përvojës së tyre personale, këshillim karriere për studentët që janë aktualisht pjesë e tij dhe mbështetje në formimin e tyre profesional.  

Pse duhet te jesh pjesë e Alumnit? 

 Anëtarë të rrjetit Alumni mund të bëhen të gjithë ata individë të cilët kanë kryer studimet në SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana” dhe kanë një diplomë të tij. Duke qenë pjesë e rrjetit Alumni:
Je përfitues i bursave të studimit dhe programeve të cilat SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana” ka bashkëpunime.
Ke mundësin e prezantimit dhe ekspozimit të punës tënde në SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana”.
Je pjesë aktive e jetës sociale, edukative dhe kulturore.
Je pjesë e projekteve më të rëndësishme të SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana”.
Je përfitues i botime, revista të SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana” me çmim të subvencionuar.
Bëhuni pjesë e rrjetit alumni të gjithë ju student të diplomuar pranë SH.P.A.L: “Universiteti Metropolitan Tirana”, qëllimi kryesor i joni është të zhvillojmë të ardhmen së bashku.

Për tu bërë pjesë na kontaktoni në adresën elektronike: alumni@umt.edu.al

Specialiste e Zyrës së Karrierës dhe ALUMNI
MSc. Anisa Duka 

e-max.it: your social media marketing partner