Qendër Kërkimore Shkencore e Fakultetit Ekonomisë

Qendra Kërkimore Shkencore e Fakultetit të Ekonomisë kryen veprimtari kërkimore të pavarur, dhe veprimtari kërkimore akademike në mbështetje të departamenteve të tjera të Fakultetit. Në kuadrin e projekteve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar QKSHFE bashkëpunon me njësi të tjera kërkimore zhvilluese brenda dhe jashtë SHPAL “Universiteti Metopolitan Tirana”.


Fushat e punës kërkimore të QKSHFE janë kërkimet shkencore në fushën e ekonomisë, konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare, simpoziume dhe seminare, botime, zhvillimi i kurseve të formimit të vazhduar dhe forma të tjera të thellimit të kërkimit në fushën e ekonomisë të miratuara nga strukturat drejtuese të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Sfidat e Zhvillimit të Qëndrueshëm

Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë synon të thellojë punën kërkimore, duke organizuar konferenca dhe seminare të ndryshme, të cilat sjellin në vemendje aspekte të caktuar të zhvillimit makro- ekonomik dhe biznesit në Shqipëri. Me këtë qëllim janë organizuar Seminari mbi Tregun e Punës në Shqipëri. Objektivi i këtij simpoziumi kishte si qëllim fokusimin e problematikave të punësimit vecanërisht tek të rinjte. Duke ditur se SHPAL Universiteti Metropolitan Tirana kërkon zhvillimin dhe pasurimin kulturor të burimeve njerëzore dhe pergatitjen e tyre në përputhje me kërkesat e tregut të punës, shpesh herë ne mundohemi të analizojmë cilat janë tendencat e tregut të punës dhe ti përshtasim ato sa më mirë në mësimdhënie.

 

Dr.Florjan Salaj

Drejtor

 

Prof.As.Manjola Naço

Kerkues Shkencor

 

Prof.Dr. Ago Nezha

Kerkues Shkencor

 

Msc.Marsela Tafa

Kerkues Shkencor

 

Msc.Arben Isaku

Kerkues Shkencor

 

Dr.Bendis Husi

Kerkues Shkencor