Qendër Kërkimore Shkencore e Fakultetit Inxhinierisë dhe Shkencave Aplikuara

Qender Kërkimore Shkencore e Fakultetit të Inxhinierisë kryen veprimtari kërkimore të pavarur, dhe veprimtari kërkimore akademike në mbështetje të departamenteve të tjera të Fakultetit. Në kuadrin e projekteve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar QKSHFI bashkëpunon me njësi të tjera kërkimore zhvilluese brenda dhe jashtë SHPAL “Universiteti Metopolitan Tirana”.


QKSHFI kryen veprimtari kërkimore të pavarur, dhe veprimtari kërkimore akademike në mbështetje të departamenteve të tjera të Fakultetit. Në kuadrin e projekteve me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar QKSHFI bashkëpunon me njësi të tjera kërkimore zhvilluese brenda dhe jashtë SHPAL “Universiteti Metopolitan Tirana”.

Në saj të punës Kërkimore që ka zhvilluar Qendra e Fakuktetit të Inxhinierisë u organizua për herë të parë, simpozium ndërkombëtar për CPT-në një simpozium i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë së ndërtimit me titullin “Simpoziumi në Gjeoteknikë në Testet INSITU – Kursi i parë i trajnimit CPT në Shqipëri”. Në këtë simpozium të rëndësishëm morën pjesë për herë të parë në vendin tonë personalitete të njohura botërore nga fusha e inxhinierisë, si profesori Silvano Marchetti i Universitetit Aquila në Itali, dr. John Powell, drejtor teknik i kompanisë “Geoalbs” në Britani, dr. Tom Lunne, ekspert teknik i Institutit Gjeoteknik të Norvegjisë dhe z. Darren Ward, drejtori In Situ Site Investigation. Kjo veprimtari u organizua nga SHPAL Universiteti Metropolitan Tirana dhe nga T.T. – Soil and Earthquake Consulting.

Për më tepër, falë tyre, për herë të parë në Shqipëri është blerë një makineri për testet CPT që janë teknologjia më e përparuar dhe bashkëkohore në fushën e matjes së cilësisë së dheut.

Simpozium: Kursi i Parë i Trajnimit CPT në Shqipëri

Simpozium mbi kursin e vlerësimit

Zhvillim i Projekteve për Bashkëpunim

Gjatë veprimtarisë, specialistët sqaruan rëndësinë e matjeve CPT, duke marrë shembuj nga realiteti në Shqipëri i ndërtesave të cilat në përmbytje notojnë mbi ujë, si pasojë e mungesës së tokës solide poshtë tyre, çka nuk ishte matur përpara ndërtimit të tyre, duke përbërë një rrezik të rëndësishëm.

 

 

Dr.Nikolla Nika

Drejtor

 

Msc. Fatlinda Struga

Kerkues Shkencor

 

Msc.Artur Roshi

Kerkues Shkencor

 

Msc.Arjol Lule

Kerkues Shkencor

 

Msc.Kristaq Filipi

Kerkues Shkencor

 

Dr.Klaus Vogstad

Kerkues Shkencor

 

Msc.Paul Newman

Kerkues Shkencor