Programe studimi 2-vjeçare, me karakter Profesional

Programet e studimeve me karakter profesional, janë programe të cilat mund të ndiqen menjëherë pas përfundimit të arsimit të mesëm të përgjithshëm ose pas përfundimit të arsimit të mesëm profesional. Formimi profesional duke ofruar njohuri të thelluara si në teori ashtu edhe në praktikë, jep mundësinë jo vetëm të ndjekjes së studimmeve të tjera më të avancuara në profilin përkatës, por gjithashtu jep mundësinë e punësimit në një kohë më të afërt.

"Universiteti Metropolitan Tirana” ofron:

PROGRAM PROFESIONAL STUDIMI NË DIZAJN GRAFIK
Ky program ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore e bashkëkohore të grafikës, si dhe t’u mundësojë zotërimin e njohurive të thelluara profesionale në disiplina specifike që lidhen me artet e bukura, arkitekturën, filmin/teatrin, por edhe me matematikën, biologjinë apo shkencat shoqërore, etj.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Dizajn Grafik”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “STUDIM PROFESIONAL në Dizajn Grafik”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

 

Mundësitë e punësimit:

• Dizenjues grafik
• Dizenjues editorial
• Ilustrim
• Tipograf
• Dizenjues i markave dhe ambalazhimeve
• Dizenjues në sektorin e prodhimit të filmit
• Dizenjues në sektorin e prodhimit të reklamave
• Dizenjues në sektorin televiziv
• Interier
• Arkitekt peisazhi etj.

Në sektorin publik mundësitë e punësimit janë:

• Muze
• Autoritetet lokale
• Shkolla
• Kolegje
• Spitale etj.

Apliko tani Kliko Ketu