Kurse dhe Trajnime

Modelet klasike të edukimit, të cilat përfshijnë një periudhë fillestare intensive shkollimi dhe trajnime sporadike kryesisht të organizuara nga kompanitë për interesa specifike të sektorit ku operojnë, janë tashmë nje model krejtësisht i amortizuar nëlogjikën e një automatizimi të skajshëm të ekonomisë botërore.

Jemi në periudhë historike mjaft të ngjashme me revolucionin industrial, periudhë kjo që në të njëjtën mënyrë kërkon një adaptim të shoqërisë pra në një tjetër model edukimi. Pak a shume siç ndodhi në kohën kur modeli aktual hodhi rrënjët e tij por me një ndryshim tepër të madh; sot është jo vetëm modeli i mësimdhënies që ka nevojë për ndryshime radikale por mbi të gjitha duhet rritur frekuenca me të cilën kushdo duhet të përballohet me ndryshimet dhe përditësimet profesionale si dhe duhet të zgjerohet spektri i tyre në një logjikë trasversale të tregut të punës dhe globale përsa i përket kompetencave. Kurse të formimit të vazhduar, është termi me të cilin sot duhet të përballemi mëshpesh në këtë ndryshim kolosal të mënyrës tonë të të jetuarit.

Objektivat: Kurset e formimit të vazhduar synojnë të përcjellin një filozofi të mësuari që është e ndryshme nga ajo tradicionale dhe ecën përkrah saj nën objektivin e përmirësimit tëvazhdueshëm të individit dhe shoqërise. Të mësuarit për gjatë gjithë jetës, bazuar në shtyllat e Lifelong Learning, sistem i cili i atribuohet Jacques Delors, 1996:

Të mësuarit për të mësuar.
Të mësuarit për të bërë.
Te mesuarit per te qene.


Zhvillimi i kurseve të formimit të vazhduar, është mishërim i objektivave dhe vizionit te vete Universitetit Metropolitan Tirana.
Aktualisht po zhvillohen keto kurse te formimit te vazhduar:

Kursi i Vleresimit dhe Investimit ne Pasurite e Paluajtshme

I njohur nga Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit si dhe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ky kurs mundëson pajisjen e kursantit me licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme.

Lexo më shumë

Kursi i Formimit Vazhduar AUDITIMI I ENERGJISË”

Metropolitan çel Kursin e Formimit të Vazhduar “ AUDITIMI I ENERGJISË” – Drejtor Didaktik, Dr. Klaus Vogstad Shqipëria ka vendosur një objektiv kombëtar për të konsumuar 15% më pak energji deri në vitin 2020.

Lexo më shumë