Simpozium mbi kursin e vlerësimit

Më datën 28 Janar , SH.P.A.L "Universiteti Metropolitan Tirana", organizoi Simpoziumin mbi Kursin e Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme.

Gjatë këtij simpoziumi u theksua rendësia e artit dhe shkences së vlerësimit dhe investimit në pasuritë e paluajtshme. Ky simpozium ishte projektuar për të rrënjosur një kuptim të plotë të të gjitha aspekteve të pasurive të patundshme dhe investimeve që lidhen me to.

Simpoziumi kombinoi ligjëratat me analiza rast pas rasti te folëseve të ftuar nga lektorë të mirënjohur të fushës si edhe diskutimin e rasteve studimore që simulojnë situata të hasura edhe në vendin tonë. Në këtë Simpozium morën pjesë emra të njohur në fushën e Pasurive të Paluajtshme, si: Drejtori Didaktik i kursit, Z.David Allen së bashku me Z.John Verpeleti dhe Z.Andrew Peirson, anëtarë të RICS - shoqatës së njohur globalisht në fushën e Pasurive të Paluajtshme.

Ishin prezentë gjithashtu; Zv.Ministri i Zhvillimit Urban Z.Alfred Dalipi, Znj.Migena Zace anëtare e RICS në Shqipëri, Znj.Mirela Behluli kryetare e shoqatës së vlerësuesve të pasurive të paluajtshme, etj.

Referues të shumtë paraqitën një pasqyrë më të qartë të tregut të pasurive në Shqipëri dhe në botë. Ndër ta përmendim edhe pedagogët e SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana”; Dr. Nikolla Nika, Ing. Diana Bardhi, Ark. Fatlinda Struga, Msc. Kledja Argjiri etj.