Zhvillim i Projekteve për Bashkëpunim

Më datën 23 Maj 2015 u zhvillua Konferenca Ndërkombëtare në kuadër të projekteve për bashkëpunim ndërmjet inxhinierëve dhe sipërmarrësve italian dhe shqiptarë.

Të ftuar në këtë event ishin Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Z. Edmond Panariti, stafi akademik i Universitetit “La Sapienza” në Romë, rreth 30 inxhinierë Italian dhe sipërmarrës të shumtë italianë e shqiptarë.

Ministri i Bujqësisë,Z. Panariti u shpreh se eventi i SH.P.A.L "Universiteti Metropolitan Tirana” shërben për gjenerimin e ideve dhe zhvillimeve në disa sektorë të ekonomisë shqiptare. Ndërkohë që Rektori i SH.P.A.L.”Universiteti Metropolitan Tirana” Prof. Dr. Gëzim Karapici theksoi se bashkëpunimi me “Urdhrin e Inxhinierëve të Romës” zhvillon edhe më tej profesionalizmin në Shqipëri dhe krijimi i projekteve të ndryshme afatgjata, për Shqipërinë.

E ftuar në këtë aktivitet ishte dhe presidentja e Urdhrit të inxhinierëve të Romës Carla Cappiello, e cila përmendi se do të ishte e lumtur që institucioni ku ajo punonte të jepte ndihmesën e vet për krijimin e Urdhërit të Inxhinierëve në Shqipëri. Gjatë konferencës u prezantuan studime konkrete dhe ide të ndryshme projektesh që janë punuar nga inxhinierë shqiptarë e italian në kuadër të bashkëpunimit në fushat e inxhinierisë dhe ekonomisë. Kjo konferencë është hapi i parë i një sërë bashkëpunimesh dhe projektesh që do të realizohen në muajt në vazhdim.

e-max.it: your social media marketing partner