Simpozium: Kursi i Parë i Trajnimit CPT Shqipëri

Në datat 4 dhe 5 Tetor, 2013, një simpozium i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit me titullin “Simpoziumi në Gjeoteknikë në Testet

INSITU – Kursi i Parë i Trajnimit CPT në Shqipëri”. Në këtë simpozium të rëndësishëm morën pjesë për herë të parë në vendin tonë personalitete të njohura botërore nga fusha e inxhinierisë, si profesori Silvano Marchetti i Universitetit Aquila në Itali, Dr. John Powell, Drejtor Teknik i kompanisë Geoalbs në Britani, Dr. Tom Lunne, ekspert teknik i Institutit Gjeoteknik të Norvegjisë dhe z. Darren Ward, drejtor i In Situ Site Investigation. Ky aktivitet u organizua nga SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana” dhe nga T.T. –Soil and Earthquake Consulting. Për më tepër, falë tyre, për herë të parë në Shqipëri është blerë një makineri për testet CPT që janë teknologjia më e avancuar dhe bashkëkohore në fushën e matjes së cilësisë së dheut. Gjatë aktiviteti specialistët sqaruan rëndësinë e matjeve CPT, duke marrë shembuj nga realiteti në Shqipëri i ndërtesave të cilat në përmbytje notojnë mbi ujë si pasojë e mungesës së tokës solide poshtë tyre, çka nuk ishte matur përpara ndërtimit të tyre duke përbërë një rrezik të rëndësishëm. Në çeljen e këtij simpoziumi që zgjati dy ditë përshëndetën drejtues të rëndësishëm të bizneseve në fushën e ndërtimit dhe kontrollit të cilësisë së dherave, si edhe drejtuesit e kompanive organizuese. Në fjalën e tij, presidenti i SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana”, z. Arjan Çukaj theksoi rëndësinë e këtij projekti.

e-max.it: your social media marketing partner