Kursi i Formimit Vazhduar AUDITIMI I ENERGJISË”

Universiteti Metropolitan i Tiranës  çel Kursin e Formimit të Vazhduar “AUDITIMI I ENERGJISË” – Drejtor Didaktik, Dr. Klaus Vogstad

Çfarë është kursi i auditimit te efiçencës energjitike?

Universiteti METROPOLITAN ofron mundësinë për kurse në “Auditimin e Efiçencën së Energjisë”, për inxhinierë dhe arkitektë të cilët duan të marrin një çertifikatë për auditimin dhe matjen e Performancës së Energjisë në ndërtesa, transport ose industri. Shqipëria ka vendosur një objektiv strategjik për reduktimin e konsumit të energjisë. Sektori i banimit përfaqëson konsumatorin më të lartë të energjisë. Standardet për përcaktimin e efiçiencës energjetike përfshihen në legjislacionin përkatës për këtë çështje, dhe në këtë kuadër lind gjithnjë e më tepër nevoja për ekspertë në “Auditimin e Energjisë”. Rrjedhimisht duhet që inxhinierët të çertifikohen për auditimet energjitike duke marrë titullin "auditues energjie".

Ky kurs është i ndarë në katër module, nga të cilat i pari do të ndiqet nga të gjithë kursantët e regjistruar, dhe të tjerët sipas ndarjes dhe interesit të pjesëmarrësve në kurs. Modulet janë si vijon:
1.Bazat e Auditimit në Energji
2. Auditimi Energjitik në Ndërtesa
3.Auditimi Energjitik në procese Energjitike
4.Auditimi Energjitik në Transport.

Përse duhet të ndjekim këtë kurs.

Qëllimi i kursit është të pajisë me njohuritë përkatëse inxhinierët e interesuar për të kryer auditime të efiçiencës energjetike në ndërtesa, industri dhe transport. Kursi jep bazat metodologjike për kryerjen e auditimeve përkatëse bazuar në legjislacion dhe standardet bashkëkohore për performancën e energjisë së ndërtesave.

Drejtor Didaktik

Drejtor Didaktik, i këtij kursi do të jetë Dr. Klaus Vogstad, themelues dhe drejtues i disa kompanive në Norvegji dhe jo vetëm, të cilat operojnë në sektorin e efiçencës energjetike.
Klaus Vogstad, mban titullin Doktor Shkencash dhe është pjesë e stafit akademik në “Norëegian University of Science and Technology” si dhe njëkohësisht pjesë e stafit akademik pranë “Universiteti Metropolitan Tirana” prej vitit 2017.

I njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ky kurs mundëson pajisjen e kursantit me licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e “Auditimit të Energjisë”.


Kushtet paraprake për pjesëmarrje:
Të interesuarit për të ndjekur këtë kurs, duhet të kenë përfunduar studimet Bachelor në programet:

Ø  Inxhinieri Mekanike

Ø  Inxhinieri Elektrike

Ø  Inxhinieri Ndërtimi

Ø  Inxhinieri Mjedisi

Ø  Urbanistike dhe Arkitekturë.

Dokumentet për regjistrim: 
1.Diplomë Universitare (fotokopje e noterizuar) 
2.Listë e notash (fotokopje e noterizuar) 
3.Kartë Identiteti (fotokopje)
4.CV 
5.Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera si dhe dy fotografi.

Data e fillimit të Kursit

15 Mars 2019

Kohëzgjatja e kursit 7 javë.

Oraret: 
Çdo të Enjte dhe të Premte, ora: 16:00 - 20:00 
Çdo të Shtunë, ora: 10:00-14:00

Për tu regjistruar na kontaktoni në:

info@umt.edu.al ose në numrin e kontaktit:

+355692591493


Ju mirëpresim!