Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë të ciklit të parë të studimeve në fushën përkatëse ose në fusha të tjera të përafërta.

Kandidati fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik përkatës, nëse rregjistrohet pranë sekretarisë mësimore të universitetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht.

Për t’u regjistruar studenti duhet të paraqesë pranë sekretarisë mësimore dokumentacionin si më poshtë:

1.Kopje të noterizuar të diplomës së studimeve bachelor të kryera, shoqëruar me suplementin e diplomës.
2.Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me çertifikatën e notave.
3.Formularin e aplikimit.
4.2 foto
5.Fotokopje të Kartës së Identitetit
6.Certifikata e mbrojtjes së gjuhëve të huaja.


Për të nisur studimet master, studenti duhet të pranojë kushtet e paracaktuara në Statutin, Rregulloren dhe Kontratën e Studimit të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.  

Proçedurat e transferimit në ciklin e dytë të studimeve në SHPAL “ Universiteti Metropolitan Tirana”.

Për tu regjistruar, kandidati paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë:
1. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse origjinal
2. Vërtetim të listes së notave dhe krediteve të fituara për cdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
3. Kopje të noterizuar të diplomës se Maturës Shteterore se bashku me certifikaten e notave, ose të një deftese/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë perpara vitit 2011, të dorëzoje fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesë, dublikate të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
5. Dy fotografi personale.
6.Faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit.

Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri. Të pranojë kushtet e përcaktuara në Statutin, Rregulloren dhe Kontratën e Studimit të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Inxhinieri Mekatronike

Figura profesionale e Inxhinierit Mekatronik është relativisht e re por shumë e vlerësuar sepse i përgjigjet nevojave të tregut të punës, ku ky i fundit kërkon shpesh aftësinë e integrimit që në fazat e para të projektimit, të aftësive interdisiplinare të elektronikës, mekanikës, të aktivizimit elektrik, të kontrollit automatik dhe të informatikës.

Lexo më shumë
 

Inxhinieri Telekomunikacioni

Ky cikël studimesh përgatit studentin për kryerjen e një roli inovativ në sektorin e projektimit, inxhinierizimit, prodhimit, ushtrimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve moderne të telekomunikacionit, me një afrim të spikatur drejt kërkimit shkencor dhe zhvillimit.Kursi ofron një përgatitje multidisiplinare në fushën e Inxhinierisë së Telekomunikacionit.

Lexo më shumë
 

Inxhinieri Elektronike

Ky program në përgjithësi synon të pajisë studentët me njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit universitar, që kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve të elektronikës.Përgatitja e tyre mundëson futjen e drejtpërdrejtë në tregun e punës për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale ka një shtrirje më të gjerë për t’u përshtatur. 

Lexo më shumë
 

Inxhinieri Elektrike

Masteri Shkencor në Inxhinierinë Elektrike ofron një përgatitje multidisiplinore, të bazuar në bazat e Inxhinierisë Industriale. Programi mësimor është i strukturuar në mënyrë që t’i japë të diplomuarit në Master Shkencor një vizion të plotë të aplikacioneve elektrike që kanë te bëjnë me energjinë dhe automatizimin industrial.

Lexo më shumë
 

Inxhinieri Informatike

Programi ka si objektiv kryesor formimin e inxhinierëve të aftë të operojnë në sektorët e projektimit, inxhinierizimit, zhvillimit, ushtrimit dhe mirëmbajtjes së aplikimeve dhe impianteve informatike, të sistemeve të përpunimit të informacionit dhe sistemeve informative komplekse mund të operojë, në prodhimin ose shërbimin industrial.

Lexo më shumë
 

Inxhinieri Ndërtimi Infrastrukturë Transporti

Objektivi kryesor i këtij profili është përgatitja e mëtejshme e inxhinierit të ndërtimit dhe pajisja e tij me diplomë Master Shkencor (MSH) në fushën “e projektimit dhe ndërtimit të veprave të ndryshme inxhinierike në fushën e ndërtimeve civile, industriale dhe veprave të artit të infrastrukturës së transporteve”.

Lexo më shumë
 

Inxhinieri Ndërtimi Strukturist

Objektivi kryesor i këtij profili është përgatitja e mëtejshme e inxhinierit të ndërtimit dhe pajisja e tij me diplomë Master Shkencor në fushën e “projektimit dhe ndërtimit të veprave të ndryshme inxhinierike në fushën e ndërtimeve civile, industriale dhe veprave të artit të infrastrukturës së transporteve”.

Lexo më shumë
 

Menaxhim Inxhinieri

Ky program studimi formon një inxhinier të hapur ndaj problematikave të vazhdueshme që karakterizojnë jetën e një ndërmarrjeje. Objektivi i kursit është formimi i një të diplomuari të përgatitur nga pikëpamja teknologjike dhe nga pikëpamja ekonomiko-menaxhuese.

Lexo më shumë
 

MBA

Objektivi kryesor i programit, me profile në Administrim Biznesi dhe Menaxhimin e Burimeve Njerëzore,është t’u japë studentëve njohuri të nevojshme dhe të përparuara në fushën e menaxhimit dhe më vonë, njohuri të përqendruara në dy drejtimet e sipërpërmendura.

Lexo më shumë
 

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar Arkitekture - Profili Arkitekt Interieri

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt Interieri, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë
 

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar Arkitekture - Profili Bio Arkitekt

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Bio Arkitekt, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë
 

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar Arkitekture - Profili Arkitekt Restaurues

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt Inxhinier, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë
 

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar në Arkitekture - Profili Arkitekt Inxhinier

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt Inxhinier, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë
 

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar Arkitekture - Profili Arkitekt

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë
 
 
e-max.it: your social media marketing partner