Procedurat e pranimit ciklin e parë studimeve!

Proçedurat e regjistrimit dhe transferimit në ciklin e parë të studimeve në SHPAL “ Universiteti Metropolitan Tirana”.

Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të parë, kandidati duhet të ketë përfunduar me sukses provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore.

Kandidati fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik, nëse regjistrohet në sekretarinë mësimore të Universitetit brenda afateve kohore të përcaktuara paraprakisht dhe të shpallura.


Për tu regjistruar, kandidati paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë:
1. Diploma e Maturës Shtetërore e noterizuar.
2. Certifikata e listës së notave e noterizuar.
3. Fotokopje e dokumentit të identifikimit,
4. Dy fotografi
5. Faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit.


Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri. Të pranojë kushtet e përcaktuara në Statutin, Rregulloren dhe Kontratën e Studimit të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

Proçedurat e transferimit në ciklin e parë të studimeve në SHPAL “ Universiteti Metropolitan Tirana”.

Për tu regjistruar, kandidati paraqet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit përkatës dokumentacionin e nevojshëm si më poshtë:
1. Plani i plotë i programit të studimit përfshirë dhe syllabuset përkatëse origjinal.
2. Vërtetim të listes së notave dhe krediteve të fituara për cdo lëndë dhe detyrim të shlyer, i cili do të shërbejë për ekuivalentimin e notave të lëndëve të programit të studimit të ndjekur;
3. Kopje të noterizuar të diplomës se Maturës Shteterore se bashku me certifikaten e notave, ose të një deftese/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barasvlershme me të në Shqipëri dhe të njohur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS).
Kandidati që ka përfunduar shkollën e mesme në Republikën e Shqipërisë perpara vitit 2011, të dorëzoje fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë të shkollës së mesme. Në mungesë të diplomës së Maturës Shtetërore apo dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme, duhet të paraqesë, dublikate të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në Drejtorinë Arsimore Rajonale/Zyra Arsimore përkatëse, ose listën e notave të shkollës së mesme të lëshuar nga Arkivi i Shtetit;
4. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
5. Dy fotografi personale.
6.Faturën e pagesës së tarifës së regjistrimit.

Shtetasit e huaj duhet të paraqesin lejen e qëndrimit në Shqipëri. Të pranojë kushtet e përcaktuara në Statutin, Rregulloren dhe Kontratën e Studimit të SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”.

 

Inxhinieri Ndërtimi

Gjatë studimeve të ciklit të parë në Inxhinierinë e Ndërtimit përgatitet një profesionist me kompetenca dhe njohuri specifike që lidhen me projektimin, realizimin, menaxhimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e ndërtimeve (civile dhe industriale), të veprave të mëdha (ura, diga, tunele).

Lexo më shumë

Inxhinieri Kompjuterike

Programi përgatit teknikë të aftë të përdorin dhe të ripërtërijnë instrumentet teknologjike të informacionit dhe të komunikimit, sipas një këndvështrimi tipik inxhinierik, për t’u përballur me problematika të zakonshme në një spektër shumë të gjerë aplikimesh.

Lexo më shumë

Informatikë Ekonomike

Përmes këtij programi studimi, synohet përgatitja e specialistëve në fushën e informatikës ekonomike të cilët janë të aftë të kontribuojnë në sektorin publik e privat dhe në ndërgjegjësimin e komunitetit në veprimtari e shërbime për jetën e përditshme të tyre.

Lexo më shumë

Administrim Biznes

Programi i studimit ofron veprimtari teorike e praktike që kanë si qëllim përvetësimin e njohurive bazë dhe të përparuara në fushën e ekonomisë. Programi është ndërtuar në mënyrë që të sigurohet një trajnim shumëdisiplinor, i cili është thelbësor.


Lexo më shumë

Bachelor Financë Kontabilitet

Duke marrë në konsideratë zhvillimin e tregut në Shqipëri, Metropolitan ka vendosur që të shtojë programet Bachelor duke i bashkangjitur dhe atë të Financë-Kontabilitet,

Lexo më Shumë

Bachelor Financë Bankë

Duke marrë në konsideratë zhvillimin e tregut në Shqipëri, Metropolitan ka vendosur që të shtojë programet Bachelor duke i bashkangjitur dhe atë të Financë-Kontabilitet,

Lexo më Shumë

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar në Arkitekture - Profili Arkitekt Interieri

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt Interieri, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar Arkitekture - Profili Bio Arkitekt

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Bio Arkitekt, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar në Arkitekture - Profili Arkitekt Restaurues

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt Inxhinier, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar Arkitekture - Profili Arkitekt Inxhinier

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt Inxhinier, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë

Sistemi i Integruar 5 Vjeçar në Arkitekture - Profili Arkitekt

Programi i studimit Master Shkencor në Arkitekturë me profilin Arkitekt, ka si objektiv t`u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës

Lexo më Shumë