Bachelor Financë Kontabilitet

Programi i studimit Bachelor në Financë Kontabilitet është i ndërtuar mbi nevojat e përditshme të tregut të punës në fushat e sistemit bankar, të sigurimeve dhe institucioneve financiare.

Ky program është projektuar gjithashtu për të pajisur studentët me parimet themelore të nevojshme për të filluar një karrierë në kontabilitet dhe finance, i punësuar apo si profesionist i pavarur në sektorin privat ose publik. Kurset e ofruara nëpërmjet programit përbëjnë një ekuilibër mes drejtimit akademik dhe praktik dhe janë gërshetim i traditës më të mirë në vend me risitë nga rajoni dhe bota. 

Studenti kështu aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në atë privat, konkretisht në pozicione pranë bankave tregtare të nivelit të dytë, si analist financiar, analist në financimin e projekteve, analist i kapitalit, i borxhit, analist i financave korporative dhe menaxher i portofolit dhe kapitalit privat. Më tej ai mund të punësohet  edhe si analist i funksioneve të planifikimit dhe menaxhimit të kontrollit, mund të punësohet në sektorët e kontrollit të brendshëm dhe të auditimit, të kontabilitetit dhe të raportimit bankar dhe financiar, si përgjegjës për menaxhimin financiar të kompanive, si analist dhe operator i financave mikro dhe financave etike, etj.

Të diplomuarit në Financë me profilet Financë Bankë dhe Financë Kontabilitet, mund të vazhdojnë menjëherë studimet e nivelit Master i Shkencave në fushat ekonomike. 

a. Cikli i studimeve: 3 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Ekonomi Finance - profili Kontabilitet”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 3 vite/ 6 semestra
d. ECTS totale: 180 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Bachelor në Ekonomi Finance-Kontabilitet”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu