Master i Shkencave Menaxhim Inxhinieri

Ky program studimi synon në thellimin e njohurive të studentëve të cilët kanëpërfunduar studimet në ciklin e parë të studimeve në një fushë të njëjtë dhe/ose të përafërt. Programi i studimit synon në dhënien e njohurive teorike dhe praktike nëmënyrë që studentët të specializohen në fushën e menaxhimit në inxhinieri dhe t`igarantohet një formim më i avancuar.
Programi, gjithashtu ka për qëllim formimin e studentit si një figurë profesionale me njohuri të balancuara në fushat inxhinierike dhe shkencore me ato menaxheriale.

Qëllimet e këtij program studimi arrihen duke trajtuar si tema kryesore:

• Formim i Përgjithshëm në fushën e Ekonomisë dhe Menaxhimit:
Ekonomia e Kompanive; Ekonomiks Menaxherial, etj.
• Formim i Përgjithshëm në fushën e Inxhinierisë:
Sistemet e informacionit te menaxhimit, Programim dhe menaxhim i kantiereve, etj.
• Formim i thelluar:
Industrializimi i Produktit, Menaxhimi i Kontratave etj.

 

Mundësi Punësimi
Sektorët kryesorë të punësimit janë:
• Sektori publik dhe privat në fushën e konsulencës dhe projektimit, në sektorin privat të biznesit në fushën e inxhinierive ku kërkohet ekspert i menaxhimit të grupeve të punës me karakter ndërdisiplinor;
• Në kompani organizata Europiane, ndërkombëtare dhe botërore që operojnë në fushën menaxheriale me karakter inxhinierik siç mund të jenë kompani me konsulence për planifikimet urbane, mjedisore, etj.
• Në institucione kërkimore shkencore, vendase dhe të huaja, të cilat fokusohen në fusha ndërdisiplinore; menaxheriale dhe inxhinierike.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Menaxhim ne Inxhinieri”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Menaxhim ne Inxhinieri”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu