Master i Shkencave Ekonomik-MBA

Ky program ka për qëllim të ndihmojë studentët të zhvillojnë aftësitë e tyre në mënyrë progresive për zgjidhjen e problemeve dhe të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimin e nevojshëm për të operuar në role manaxheriale brenda bizneseve dhe kompanive te konsulencës ose si sipërmarrës.

Ofron një drejtim të mësuari ku njohuritë funksionale dhe sektoriale janë integruar t’i shërbejnë studentit që përgatitet të ndërmarrë role drejtuese. Në këtë program studimi, nëpërmjet drejtimit kurrikular, merren elementë të profesionalizmit dhe të specializimit, si dhe jepet mundësia e thellimit të aftësive në kërkimin shkencor në postmaster dhe studime doktorale në ekonomi. Mësimdhënia pasurohet nga ndërhyrja në auditore e profesionistëve me përvoja të veçanta, vizita në kompani, diskutime të rasteve studimore, seminare ad hoc, punë në grup.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “MBA”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Ekonomik-MBA”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu