Bachelor Informatikë Ekonomike

Programi i studimit Informatikë Ekonomike është projektuar për të aftësuar studentët për shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia e informacionit e aplikuar në funksion të fushës ekonomike. 

Ky program njeh dhe familjarizon studentët me njohuritë bazë të këtyre fushave, për ti aftësuar ata në realizimin e analizave të kërkesave për informacion të bizneseve, strukturimin e informacionit në baza të dhënash dhe realizimin e aplikacioneve. Studentët njihen me funksionimin dhe shfrytëzimin e rrjetave kompjuterike, sikurse marin njohuri në ndërtimin e aplikacioneve duke përdorur gjuhë programimi të avancuara. Perveç njohurive në fushën e teknologjisë së informacionit, programi përfshin edhe njohuri të bollshme nga fusha e ekonomisë. Këto kompetenca i përgatisin studentët për të qenë konkurues në tregun e punës.

Kurset e ofruara nëpërmjet programit përbëjnë një ekuilibër mes drejtimit akademik dhe praktik. 

Studenti aftësohet për t’u punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në sektorin privat, konkretisht në: specialistë ekonomie dhe informatike në sektorin publik dhe atë privat, specialistë në të gjitha strukturat e sistemit bankar dhe financiar, specialistë në institucione financiare, specialistë  në sistemin e inspektoriateve, specialist i shoqërive të sigurimit, etj. Të diplomuarit në Informatikë Ekonomike, mund të vazhdojnë menjëherë studimet e nivelit Master i Shkencave në fushat ekonomike dhe informatike.

 

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 3 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Informatikë Ekonomike”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 3 vite/ 6 semestra
d. ECTS totale: 180 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Bachelor në Informatikë Ekonomike”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu