Programe studimi arkitekturë

Program i integruar i nivelit të dytë në Arkitekturë, ka për qëllim t’u sigurojë studentëve njohuri themelore shkencore bashkëkohore në fushën e arkitekturës si dhe t’u mundësojë zotërimin e njohurive të thelluara profesionale në disiplina specifike të lidhura me të; inxhinierisë, urbanistikës, bio-arkitekturës, projektimit te interierit si dhe të restaurimit.

Ky program ka si objektiv pajisjen e studentëve me një formim akademik bazë të përqendruar në njohuritë dhe kompetencat kyçe.

Në përfundim të këtij programi studenti duhet të gëzojë karakteristikat profesionale si më poshtë:
1.Aftësi të mira në projektim
2.Aftësi të mira në komunikim
3.Aftësi të mira për punë në grup
4.Njohuri të studentëve që i korrespondojnë niveleve të kualifikuara të punësimit dhe të profesionalizmit
5.Aftësi të mira në vetëmësim dhe vetëvlerësim (të mësuarit gjatë gjithë jetës);
6. Përditësim i vazhdueshëm i njohurive dhe aftësive kompjuterike në programet si Autocad 2D e 3D, Photoshop, 3D Studio Max, etj
7. Njohuri dhe aftësi profesionale ndërdisiplinore
8. Mundësi për ngritjen dhe zhvillimin e aktivitetit profesional të pavarur

Një formim i thellë e i gjithanshëm i studentëve do të mundësonte punësimin dhe zhvillimin e aktivitetit projektues e zbatues në; studio projektimi, kompani ndërtimi, agjenci dhe struktura projektimi në nivel vendor, agjenci dhe struktura projektimi ne nivel qendror, studio konsulence, fushën akademike, etj. Qëllimi pra është aftësimi i studentëve dhe krijimi i specialistëve në sektorin publik dhe atë privat.

URDHER Nr.15, datë 19/01/2017 për
Hapjen e Programit të Integruar të studimit të ciklit të dytë, Master i Shkencave në Arkitekturë, me profile: Arkitekt, Bio - Arkitekt, Arkitekt - Restaurues, Arkitekt - Inxhinier, Arkitekt - Interier, të Shkollës Private të Arsimit të Lartë Universiteti Metropolitan Tirana.
Ky program studimi hapet, në bazë të Vendimit nr.203, datë 18.11.2016, të Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë.

Programe Studimi Integruara 5 - Vjeçare