Programe studimi ekonomi

Programet e studimit në Ekonomi, synojnë të arsimojnë një brez të ri ekonomistësh, financierësh dhe menaxherësh biznesi, të aftë t`u përgjigjen kërkesave të një ekonomie tregu globale dhe sfidave që vijnë nga një konkurencë përherë e më e fortë në tregjet lokale, rajonale, kombëtare e globale, si dhe ndryshimeve nga risitë teknologjike. Fakulteti Ekonomik ofron ekspertizën më të mirë të akademikëve vendas dhe të huaj, të gërshetuar me programe dhe kurrikula universitare bashkëkohore sipas standardeve më të larta evropiane në shkencat ekonomike, të menaxhimit të biznesit dhe informatikës ekonomike.

Studentët përfitojnë një formim të përgjithshëm dhe solid në disiplinat ekonomike dhe të biznesit si dhe formim të plotë metodologjik për analizimin dhe interpretimin kritik të zhvillimeve ekonomike në të gjitha fushat e biznesit. Studentët do të kuptojnë profilin ekonomik, financiar e operativ të biznesit dhe do të mësojnë instrumentet e nevojshme për formulimin, zbatimin dhe kontrollin e vendim-marrjeve. Ky program karakterizohet nga një ekuilibër efektiv ndërmjet instrumenteve të ndryshme themelore metodologjike dhe mundësisë së një drejtimi kurrikular në të cilin merren elemente te specializimit dhe te profesionalizimit.

Programi i studimit është i strukturuar për ti dhënë studentëve instrumentet e nevojshme metodologjike dhe operative që do të shërbejnë si një hyrje e drejtpërdrejtë në botën e punës, me funksione mbështetëse të aktiviteteve të lartpërmendura, sikurse edhe për një përgatitje efikase për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve për Masterin Shkencor.

Programet dhe kurrikulat universitare përfshijnë njohuritë nga fusha e Makroekonomisë dhe Mikroekonomisë, Historisë së Mendimit Ekonomik, Administrimit të Biznesit, Menaxhimit Strategjik, Marketingut, Informatikës Ekonomike, Statistikës, Matematikës së Aplikuar, Financës dhe Kontabilitetit .

Të gjitha këto njohuri dhe aftësi i përgatisin studentët për të qenë konkurues në tregun e punës dhe për të shtuar kapacitetet konkuruese të studentëve në këtë treg. Qëllimi pra është aftësimi i studentëve dhe krijimi i specialistëve në sektorin publik dhe atë privat.

URDHER Nr.16, datë 19/01/2017 për

Hapjen e Programit të Studimit të Ciklit të Parë, Bachelor në " Financë" me Profile: "Kontabilitet" dhe "Bankë", të Shkollës Private të Arsimit të Lartë "Universiteti Metropolitan Tirana"

Ky program studimi hapet, në bazë të Vendimit nr.202, datë 18.11.2016, të Këshillit të Akreditimit të Arsimit të Lartë.

e-max.it: your social media marketing partner