Programe studimi Inxhinieri

Programet e studimit në Inxhinieri përgatisin profesionistë në fushën e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierisë Kompjuterike, profile nga më të kërkuarat në tregun e punës. Programet mësimore në këto profile janë hartuar sipas përvojës më të mirë të vendit dhe të universiteteve të huaja. Këto programe dallohen për nivelin bashkëkohor dhe për trajtimin logjik të tematikës, për lidhjen me praktikën e zbatimit, për përdorimin e gjerë të metodave kompjuterike. Inxhinierët e përgatitur janë të aftë të integrohen në ekonominë shqiptare dhe të zgjidhin problemet që shtron realiteti.

Gjatë studimeve në programin e studimit Inxhinieri Ndërtimi, përgatitet një profesionist me kompetenca dhe njohuri specifike që lidhen me realizimin, menaxhimin, kontrollin dhe mirëmbajtjen e ndërtimeve, civile dhe industriale, të veprave të mëdha si ura, diga, tunele etj.

Programi i studimit është i strukturuar për ti dhënë studentëve instrumentet e nevojshme metodologjike dhe operative që do të shërbejnë si një hyrje e drejtpërdrejtë në botën e punës, me funksione mbështetëse të aktiviteteve të lartpërmendura, sikurse edhe për një përgatitje efikase për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve për Masterin Shkencor.

Programi mbështetet në përvojën më të mirë të akumuluar në vendin tonë por edhe të shkollave të inxhinierisë së ndërtimit jashtë tij. Ai ka gjithashtu një harmonizim të mirë midis formimit teorik dhe praktik të studentit dhe përdor teknika llogaritëse bashkëkohore.

Programi i studimit në Inxhinieri Kompjuterike, përgatit figura profesionistësh me kompetenca të përgjithshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Telekomunikacionit, Elektronikës si dhe të Inxhinierisë Kompjuterike.

e-max.it: your social media marketing partner