Menaxhim i një projekti nivel europian

Si të ndërtojmë nje zyre projektesh – Kurs praktik në partnership me ekspertë italiane, menaxhues me eksperiencë shumë vjeçare projektesh europiane.

Lektorë / Trajnerë:
1. Silvia Capurso – Organizim i grupit të punës në një zyrë projektesh
2. Pantaleo De Marco – Teknika pune mbi menaxhimin e projekteve
3. Alessandro Ruggeri – Programet europiane.


Përshkrim i kursit:
Kursi është organizuar në mënyrë të tillë që t’u mësojë të gjithë pjesëmarrësve se si të menaxhojne ose të punojnë në një zyrë “projektesh të nivelit europian “.

Të bëhesh pjesë e programeve dhe projekteve europiane duhet një aftësi profesionale e cila ka nevojë për kompetenca të larta teknike dhe organizative. Për të gjithë ata që kanë për qellim përfshirjen e tyre në zhvillimin e projekteve, europiane dhe jo vetëm, nuk është e mjaftueshme përgatitja teorike mbi njohjen e programeve dhe koncepteve bazë të funksioneve të mekanizmit europian për të të dhënë autonomi operuese në këtë fushe. Kursi i tanishëm është organizuar në formën e bindjes se mënyra më e mirë për të mësuar metodat e projektimit është “të mësosh duke e zhvilluar vetë projektin”. Pas ndjekjes për një periudhë të shkurtër të leksioneve në salle, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje menjëherë të përfshihen në aktivitete projektesh europiane.
Këto leksione kanë si objekt studimin e:
- Monitorimit të programeve dhe projekteve
- Analizat e aftësimit profesional
- Përfshirjes së partnerëve të tjerë në një projekt
- Mënyrës së projektimit të një projekti dhe puna ne grup

Lektori/konsulenti do të ndjekë pjesëmarrësit në të gjitha hapat e zhvillimit te kursit nëpërmjet testeve periodike të bëra nga ai. Kjo bëhet për të matur dhe vlerësuar aftësitë e tyre në krijimin dhe zhvillimin e një projekti, duke ndjekur aktivitetetet e tyre në vazhdueshmëri dhe duke i drejtuar ata në fushat e tyre profesionale.
Në fund të kursit pjesëmarrësit do të jenë të afte të:
- Ndërtojnë një zyrë projektesh të nivelit europian
- Te jenë në gjendje të krijojnë dhe zhvillojne vetë projektin e tyre
- Të jenë të aftë të mbledhin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për projektin


Objektivat:
Kursi synon të realizojë një rrugëtim i cili do të finalizohet me formimin e ekspertëve të rinj në vendin tonë në fushën e zhvillimit të projekteve. Duke arritur përceptimin e të gjitha nocioneve thelbësore në kuadër të programimit dhe zhvillimit të projekteve të komunitetit europian për vitet 2014-2020.
Kursi ofron gjithashtu një formim ne nivel specializimi mbi metodologjitë dhe teknikat e projektimit dhe me objektivin e përmirësimit të kapaciteteve pjesëmarrëse në keto projekte. Kursi ndihmon gjithashtu në arritjen e suksesit në projektet me financim europian. Ju formon kompetencat e duhura për të punuar në një projekt me përmasa europiane që ka të gjithë elementet e duhur për të qenë fitues, që ky projekt të jetë i vlerësuar pozitivisht dhe të arrijë një financim. Ju rrit aftësitë për të krijuar një projekt dhe njohjen e teknikave të project management (menaxhimit të një projekti) .
Të gjitha këto që përmendëm, përfaqësojnë një bagazh thelbësor për të gjithë ata që kanë si qëllim të marrim pjesë në programe të financuara të nivelit europian. Paraqitja e formatit të kursit është ideuar për të krijuar një grup projektuesish shqiptarë të nivelit Europian të colët të jenë në gjëndje të punojnë in team (në grup) dhe të adaptohen me kërkesat e tregut kombëtar dhe atij europian. Formati ka si qëllim të transferojë tek pjesëmarrësit kapacitetin operues për të organizuar një zyrë “projektesh europiane” me të gjitha fazat e nevojshme ku përfshihen:
1. Monitorimi i programeve dhe projekteve europiane
2. Krijimin e një grupi pune të aftë për zhvillimin e një projekti të tillë
3. Formimin dhe projektimin e një projekti
4. Prezantimin e vetë projektit



Pjesëmarrësit:
Kursi ështe i projektuar për pjesëmarrje nga përfaqësues të Zyrave të Projekteve të kompanive shqiptare, atyre të administratës publike, të universiteteve apo enteve të tjera private ose publike të cilat janë të interesuar në implementimin e projekteve dhe programeve sidomos atyre që janë të financuara nga Komuniteti Evropian.

Kohëzgjatja: Numri i orëve i parashikuara: 98 orë
- 40 orë do të jenë orë didaktike në sallë
- 48 orë do të jenë orë stazhi on-line
- 10 orë vlerësuese.
- Pjesëmarrja është e limituar. Maksimalisht 20 pjesmarrës për çdo kurs.

Adresa:
SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”
Godina 2 – ish zona Bllok. Rruga Brigata VIII, Vila nr. 3. Tiranë, Shqipëri

 Pagesa:
Tarifa e regjistrimit: 50 euro.
Në këtë tarifë janë përfshirë të gjitha materialet e trajnimit, certifikata e pjesmarrjes si dhe, coffee break, bussines lunch etj.
Tarifa e pjesmarrjes: 450 euro.
Mund te paguhet në 3 këste gjatë zhvillimit të kursit ose me një skonto prej 10% nëse paguhet në momentin e regjistrimit.

Programi i Plotë i Kursit

Për informacione ose për tu regjistruar plotësoni linkun e mëposhtëm ose na dërgoni një email në info@umt.edu.al

e-max.it: your social media marketing partner