Pranimet programet Master

Për t’u pranuar në një program studimi të ciklit të dytë, kandidati duhet të ketë një diplomë të ciklit të parë të studimeve në fushën përkatëse ose në fusha të tjera të përafërta.

Kandidati fiton statusin e studentit dhe ka të drejtë të ndjekë studimet në vitin akademik përkatës, nëse rregjistrohet pranë sekretarisë mësimore të universitetit brenda afateve kohore të përcaktuara dhe të shpallura paraprakisht.

Ju njoftojmë se sipas udhëzimit të ri, afati i fundit i aplikimit për procesin e pranimit në ciklin e dytë të studimeve është data 27 tetor 2017.
Të gjithë kandidatët që dëshirojnë të ndjekin një program në ciklin e dytë të studimeve në UMT duhet të paraqesin pranë Sekretarisë tonë Mësimore:
1.Kopje të noterizuar të diplomës së studimeve bachelor të kryera, shoqëruar me suplementin e diplomës.
2.Kopje të noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave.
3.Formularin e aplikimit.
4.2 foto personale
5.Fotokopje të Kartës së Identitetit

Për informacion të detajuar kontaktoni në numrat: 00355696070111 / 00355693530570
UMT ju uron suksese.