Bachelor Administrim Biznesi

Programi i studimit Administrim Biznesi njeh dhe familjarizon studentët me profilin ekonomik, financiar e operativ të biznesit si dhe me instrumentet e nevojshme për formulimin, zbatimin dhe kontrollin e vendim-marrjes.

Ky program është  projektuar për të pajisur studentët me një formim të përgjithshëm dhe solid në disiplinat ekonomike dhe të biznesit si dhe formim të plotë metodologjik për analizimin dhe interpretimin kritik të zhvillimeve ekonomike në të gjitha fushat e biznesit. Kurset e ofruara nëpërmjet programit përbëjnë një ekuilibër mes drejtimit akademik dhe praktik.

Objektivi kryesor i këtij programi studimi është formimi i specialistëve të mirëfilltë në fushën e administrim biznesit për kompanitë apo organizatat vendase dhe të huaja. Studenti aftësohet për tu punësuar në njësitë e ndryshme ekonomike si në sektorin publik edhe në sektroin privat, konkretisht në: administrator i përgjithshëm, menaxher në sektorin publik dhe privat, menaxher marketing, menaxher i burimeve njerëzore, menaxher shitjesh, drejtues projektesh, konsulentë në kompanitë tregtare dhe financiare, ekspertë në marrëdhëniet kombëtare dhe ndërkombëtare të bizneseve. Të diplomuarit në Administrim Biznesi, mund të vazhdojnë menjëherë studimet e nivelit Master i Shkencave, në Administrim Biznesi si dhe në Menaxhim në Inxhinieri.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 3 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Administrim Biznes”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 3 vite/ 6 semestra
d. ECTS totale: 180 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Bachelor në Administrim Biznes”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu