Master i Shkencave Inxhinieri Ndërtimi Profili Inxhinieri Strukturash

Objektivi kryesor i këtij profili është përgatitja e mëtejshme e Inxhinierit të Ndërtimit të nivelit Bachelor dhe pajisja e tij me diplomë Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxhinieri Strukturash.

Programet e studimit të ciklit të parë, që mundësojnë pranimin në këtë program studimi, janë pra programet Bachelor në Inxhinieritë e Ndërtimit. Fusha e studimit të një inxhinieri të strukturave është studimi, projektimi, ndërtimi dhe realizimi i veprave dhe objekteve industriale dhe civile në zona sizmike dhe josizmike, eksperimentimi dhe prodhimi i strukturave të parapërgatitura, studimi dhe analiza strukturale e ndërtimeve me shkallë të lartë vështirësie, prodhimi dhe testimi i materialeve të ndërtimit etj.

Pas përfundimit të këtij cikli studimesh, ai do të jetë plotësisht në gjendje të ushtrojë këtë profesion në fushat e lartpërmendura dhe të mbulojë detyrat e inxhinierit të projektimit dhe zbatimit si; projektues i veprave civile, industriale, veprave të ndërtimit me karakter të ndryshëm etj, zbatues punimesh ose drejtues teknik në realizimin e këtyre veprave, drejtues laboratori për provat e materialeve apo të strukturave të këtyre veprave, prodhues i materialeve të ndërtimit, prodhues i elementeve të parapregatitura, studiues apo kërkues shkencor në fushën e ndërtimit etj. Gjithashtu, i diplomuari mund të punojë në profesion të lirë, pasi të ketë fituar të drejtën e ushtrimit të profesionit (liçencën) nga institucionet kompetente.  

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Strukturash”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Inxhinieri Ndertimi - Profili Inxhinieri Strukturash”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu