Master i Shkencave Inxhinieri Ndërtimi Profili Inxhinieri Infrastrukturë Transporti

Objektivi kryesor i këtij profili është përgatitja e mëtejshme e Inxhinierit të Ndërtimit të nivelit Bachelor dhe pajisja e tij me diplomë Master i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi – Profili Inxhinieri Infrastrukturë Transporti.

Programet e studimit të ciklit të parë që mundësojnë pranimin në këtë program studimi, janë programet Bachelor në Inxhinieritë e Ndërtimit. Fusha e studimit të një inxhinieri të infrastrukturës së transportit është studimi, projektimi dhe ndërtimi i veprave dhe objekteve të fushës së infrastrukturës së transportit si; rrugë ndërqytetëse dhe qytetëse, hekurudha, aeroporte, linjave tramvajësh si dhe vepra të artit të infrastrukturës së transporteve në zona sizmike dhe josizmike.

Pas përfundimit të këtij cikli studimesh ai do të jetë plotësisht në gjendje të ushtrojë këtë profesion në fushat e lartpërmendura, si në institucionet publike ashtu dhe në ato private. Inxhinieri i këtij profili do të jetë në gjendje të mbulojë detyrat e inxhinierit të projektimit dhe zbatimit për këtë fushë si projektues i veprave të infrastrukturës së transportit, zbatues punimesh ose drejtues teknik në realizimin e këtyre veprave, drejtues laboratori për provat e materialeve apo të strukturave të këtyre veprave, studiues apo kërkues shkencor me objekt studimi këto vepra.  

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Infrastrukture Transporti”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Inxhinieri Ndertimi - Profili Inxhinieri Infrastrukture Transporti”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu