Master i Shkencave Inxhinieri Informatike

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike synon të pajisë studentët me njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit universitar, të cilat kërkohen nga fusha të ndryshme të aplikimeve në sistemet e shpërndarjes së informacionit dhe ruajtjes së të dhënave.

Përgatitja e tyre mundëson futjen e drejtpërdrejtë në tregun e punës për zgjidhjen e problemeve tekniko-industriale dhe ka një shtrirje më të gjërë për tu përshtatur me lehtësi me zhvillimin e vazhdueshëm të teknologjisë.

Vitet e fundit, në vendin tonë, profili i inxhinierit informatik është mjaft i kërkuar dhe i privilegjuar në tregun e punës dhe programi i Msc. në Inxhinieri Informatike është hartuar duke patur parasysh dhe këtë kërkesë.

I diplomuari në këtë në këtë program të ciklit të dytë të studimeve universitare është në gjendje të kuptojë dhe të analizojë funksionimin e sistemeve relativisht komplekse, ti administrojë dhe ti mirëmbajë këto sisteme apo rrjeta të dhënash dhe është në gjëndje që brenda një kohe të shkurtër, të specializohet mbi bazën e kërkesave të tregut të punës, duke parë edhe zhvillimin e shpejtë që ka ky sektor.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Informatike”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Inxhinieri Informatike”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu