Master i Shkencave Inxhinieri Elektrike

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektrike ofron një përgatitje shumë disiplinore e cila bën të mundur analizën, projektimin, realizimin dhe menaxhimin e sistemeve të prodhimit, transmetimit, shpërndarjes, konvertimit dhe përdorimit të energjisë elektrike.

Programi mësimor është i strukturuar në mënyrë që ti sigurojë të diplomuarit një vizion të plotë të aplikimeve elektronergjetike dhe automatizimit industrial. Studentët fitojnë kompetenca të veçanta në projektimin e komponentëve, aparaturave, impianteve dhe sistemeve elektroenergjetike si dhe të automatizimit të industrisë.

Proçesi formues është strukturuar në mënyrë të tillë që të krijojë një specialist kompetent në sektorë të ndryshëm të prodhimit dhe përdorimit të energjisë elektrike, me aftësi ekonomiko-organizative, për t’ju përshtatur pra kërkesave të tregut të punës. Ky proçes fillon me njohuri të thelluara të aplikimit të elektromagnetizmit dhe teknologjive mekanike dhe elektromekanike.

Mbi këtë bazë, jepen njohuri mbi transmisionet elektrike, mbi sistemet e prodhimit dhe transmetimit të energjisë elektrike. Më tej jepen njohuri mbi konvertimin e energjisë përmes përdorimit të elektronikës së fuqisë, mbi shpërndarjen dhe përdorimin e energjisë elektrike, mbi ekonominë e energjisë elektrike dhe menaxhimin e sistemeve elektrike në tregun e energjisë elektrike.

Gjithashtu janë parashikuar edhe lëndë me zgjedhje me qëllim diversifikimin e formimit të studentit si në fushën inxhinierike ashtu edhe në atë ekonomike. Programi i studimit ofron praktikë profesionale pranë ndërmarrjeve me të cilat universiteti ka marrëveshje bashkëpunimi.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Elektrike”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Inxhinieri Elektrike”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu