Master i Shkencave Inxhinieri Elektronike

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Elektronike, karakterizohet nga një ofertë formuese me spektër të gjerë dhe ofron kompetenca që shpërndahen duke filluar nga projektimi i qarqeve dhe sistemeve deri tek aspektet aplikative të tyre.

Programi i studimit ofron një formim solid në sektorë të ndryshëm me interes të elektronikës, duke integruar dhe zgjerimin e njohurive në fushën e përpunimit të informacionit dhe kontrollit dixhital, fushën e elektromagnetizmit etj.

Studentët e këtij programi, janë në gjendje të operojnë në fushat e kërkimit, projektimit dhe zhvillimit duke ecur me hapat e teknologjisë, aty ku nevojitet jo vetëm përdorimi i komponentëve dhe metodave të avancuara por edhe zhvillimi i metodave dhe komponentëve të rinj për të realizuar aplikacione inovative dhe me raportet kualitet/çmim optimal.

Fushat aplikative pra variojnë në disa sektorë të teknologjisë së informacionit si; telekomunikacioni, elaborimi i informacionit, sensorët, etj. Operojnë gjithashtu edhe në fushat ku elektronika nuk është aq e dukshme por mbulon një rol përcaktues përsa i përket performancës dhe funksionalitetit, si në sektorin e transportit, atë aereospaciale, të robotikës, kontrollit të ambientit etj.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Elektronike”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Inxhinieri Elektronike”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu