Master i Shkencave Inxhinieri Telekomunikacioni

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Telekomunikacioni karakterizohet nga një ofertë formuese me spektër të gjerë dhe ofron kompetenca që shpërndahen nga projektimi i qarqeve dhe sistemeve deri tek aspektet aplikativë të tyre.

Programi i studimit ofron një formim solid në sektor të ndryshëm me interes të Telekomunikacionit duke integruar edhe zgjerimin e njohurive në fushën e përpunimit të informacionit dhe kontrollit dixhital, fushën e elektromagnetizmit etj.

I diplomuari në këtë Master është në gjëndje të operojë në fushat e kërkimit, projektimit dhe zhvillimit të teknologjisë së telekomunikacionit. Fushat aplikative variojnë në disa sektorë të telekomunikacioni, teknologjisë së informacionit, përpunimit të të dhënave, sensorët etj. Gjithashtu ato variojnë edhe në fushat ku telekomunikacioni nuk është aq evident por mbulon një rol përcaktues përsa i përket performancës dhe funksionalitetit, si në sektorin e transportit, atë aereospacial, në robotikë, kontrollin e ambientit etj.

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 2 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Telekomunikacioni”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 2 vite/ 4 semestra
d. ECTS totale: 120 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Master i Shkencave ne Inxhinieri Telekomunikacioni”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu