Master i Shkencave Inxhinieri Mekatronike

Një sistem ose një aparat mekatronik, mund të përkufizohet si diçka për të cilen është e nevojshme një bagazh njohurish ndërdisiplinore, si elektronika, mekanika, makina dhe transmisioni elektrik, kontrolli automatik dhe informatika.

Figura e profesionale e inxhinierit Mekatronik është relativisht e re por shumë e vlerësuar, sepse ajo u përgjigjet nevojave të tregut të punës. Kjo figurë kërkon aftësinë për të integruar, shpeshhererë që në fazën fillestare, projektimin dhe zbatimin me kompetenca ndërdisiplinore.

Ky konceptim i lejon Inxhinierit Mekatronik të ketë aftësinë për të identifikuar zgjidhje të reja, ku një qasje klasike nuk do ta lejonte ose do ta lejonte atë me një cilësi më të ulët.

Studentët në Master i Shkencave në Inxhinieri Mekatronike marrin një formim ndërsektorial, i cili përfshin pikërisht elektronikën, mekanikën, transmisionet elektrike, kontrollin automatik dhe informatikën. Për këtë arsye inxhinieri mekatronik është një teknik me një përgatitje me spektër të gjerë, duke i lejuar atij për të bashkëvepruar me specialistë të fushave të ndryshme, të silët punojnë në sektorët e projektimit, inxhinierisë, prodhimit dhe mirëmbajtjes së sistemeve dhe pajisjeve mekatronike si dhe në menaxhimin e laboratorëve dhe të impianteve.

 

Planet Mësimore

Viti I

SemestriEmertimi i LendesKredite
Semestri I Elektromagnetizmi 6
Semestri I Metoda numerike dhe MATLAB 9
Semestri I Elektronika analoge dhe dixhitale 9
Semestri I Kontrolli Dixhital 6
Total Semestri I Total Lende : 4 Total Kredite : 30
Semestri II Modelimi dhe simulimi i sistemeve per mekatroniken 9
Semestri II Mekanika e aplikuar ne ndertimin e makinave 9
Semestri II Teknologji dhe arkitektura per kontrollin dixhital 9
Total Semestri II Total Lende : 3 Total Kredite : 27
Viti I Total Lende : 7 Total Kredite : 57

 

Viti II

 

SemestriEmertimi i LendesKredite
Semestri I Sistemet elektronike per mekatroniken 9
Semestri I Elektronika e fuqise 6
Semestri I Menaxhimi i projekteve inxhinierike 6
Semestri I Lende me zgjedhje * 6
Total Semestri I Total Lende : 4 Total Kredite : 27
Semestri II Praktike 6
Semestri II Teza e diplomes 30
Total Semestri II Total Lende : 2 Total Kredite : 36
Viti II Total Lende : 6 Total Kredite : 63

Lende me Zgjedhje *

SemestriEmertimi i LendesKredite
Semestri I Elektronika per sistemet embedded 9
Semestri I Robotika 6
Semestri I Statistike 6
Semestri I Aplikime ne internet 9
Total Master Shkencor Total Lende : 13 Total Kredite : 120

Apliko tani Kliko Ketu