Bachelor Inxhinieri Ndërtimi

Programi i studimit është i ndërtuar në mënyrë që të mësojë për të projektuar, realizuar, menaxhuar dhe kontrolluar ndërtimet në një sens të gjërë; nga ndërtimet civile dhe industriale tek veprat e mëdha publike.

Programi mbështetet në përvojën më të mirë të akumuluar në vendin tonë duke qënë i strukturuar për ti dhënë studentëve instrumentet e nevojshme metodologjike dhe operative të cilat i shërbejnë si një hyrje e drejtpërdrejtë në botën e punës. Në të njëjtën kohë, ai ndërthur në metodikën e tij të gjithë inovacionin e kohës, bazuar në bashkëpunimet qe Metropolitan ka lidhur ndër vite me disa prej universiteteve dhe shkollave më të mira të inxhinierisë së ndërtimit në Europë duke krijuar një harmonizim të mirë midis formimit teorik dhe praktik të studentit dhe duke përdorur pra teknika llogaritëse bashkëkohore. 

Të diplomuarit në Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi pranë UMT, mund të punojnë menjëherë në mbarim të shkollës duke qenë se programi i studimit formon një inxhinier të kompletuar i cili ka përfituar kompetencat e duhura mbi përllogaritjet teknike, teknologjinë dhe metodologjinë e ndërtimit, mirëmbajtjen, rekuperimin dhe çdo aspekt të nevojshëm teknik apo administrativ tepër të kërkuara nga sektor. 

Ky program studimi, mbas diplomimit me sukses është një përgatitje efikase për studentët dhe është i nevojshëm për vazhdimin e mëtejshëm të studimeve për Masterin e Shkencave në profilet Inxhinier Strukturash dhe Inxhinier Infrastrukturë Trasporti. 

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 3 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Ndërtimi”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 3 vite/ 6 semestra
d. ECTS totale: 180 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Bachelor në Inxhinieri Ndërtimi”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu