Bachelor Inxhinieri Kompjuterike

Inxhinieria Kompjuterike është një sektor dinamik dhe në një trend rritës konstant në të gjithë botën.

Në këtë skenar global, Programi i Studimit pranë Metropolitan kërkon të zhvillojë tek inxhinierët e ardhshëm kompetenca baze në mënyrë që ata vazhdojnë të inovojnë botën e informacionit duke bërë teknologjinë më të përdorshëm nga publiku. Të analizosh, projektosh dhe menaxhosh sisteme kompjuterike, kërkon një kulturë shkencore të një spektri mjaft të gjërë. Ky Program Studimi, ofron një zotërim solid të metodave dhe argumentëve inxhinierike, përkrah kompetencave profesionale, karakterizuese dhe specializuese duke përgatitur pra figura profesionistësh me kompetenca të përgjithshme në fushën e Teknologjisë së Informacionit, Telekomunikacionit, Elektronikës si dhe të Inxhinierisë Kompjuterike.

Programi i Studimit eviton një specializim të tepruar për tu fokusuar në një përgatitje bazë teknike, solide në shumë fusha që i përkasin fushës së Inxhinierisë Kompjuterike. Kjo lejon një përshtatje më të shpejtë dhe të thjeshtë ndaj nevojave profesionale, duke i lejuar nje të diplomuari të specializohet drejt shumë profileve profesionale qe karakterizojnë një Inxhinier Kompjuterik.  Mjaft i kërkuar nga tregu i punës, i diplomuari mund të punojë në sektorë të ndryshëm të ICT (Teknologjisë së Informatikës dhe Komunikimit), në zyra publike dhe private, ato të standarteve etj.  Mbas diplomimit mund të ndjekë më pas programet si Master i Shkencave ne Inxhinieri Kompjuterike, Informatike, Elektronike, Mekatronike si dhe Inxhinieri Telekomunikacioni.

 

Të dhënat e Programit të Studimit:

a. Cikli i studimeve: 3 vjeçar
b. Emërtimi i programit të studimit: “Inxhinieri Kompjuterike”
c. Kohëzgjatja e Programit të Studimit: 3 vite/ 6 semestra
d. ECTS totale: 180 ECTS
e. Forma e studimit: me kohë të plotë
f. Emërtimi i Diplomës: “Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike”
g. Gjuha e zhvillimit të mësimit: Shqip

Apliko tani Kliko Ketu