Kursi mbi vlerësimin dhe investimin pasuritë e paluajtshme

Bëhu ekspert i licensuar pasurie, nxito pranë UMT

Universiteti Metropolitan Tirana ofron mundësinë e artë për të interesuarit në fushën e pasurive të paluajtshme (real estate), që të certifikohen e të njihen zyrtarisht nga qeveria dhe autoritetetet. Tregu i pasurive të paluajtshme, është sot mundësia më e mirë për të bërë biznes, dhe për të arritur sukses. Duke nisur nga 22 shkurti, UMT çel kurset e aftësimit në këtë sektor. 8 javë dinamike me eskpertin e njohur ndërkombëtar, David Allen, jo vetëm të pajisin me diplomë zyrtare, por të bëjnë njohës të këtij tregu fitimprurës, duke të hapur dyert për punësim jo vetëm në sipërmarrjet më të mëdha private, por dhe në sektorin publik.

Kursi të aftëson në vlerësimin shkencor dhe praktik të ndërtesave, tokës, truallit. Po ashtu, të jep aftësinë analitike për të parashikuar dhe vlerën e pritshme të investimit. Kursi 20 javor ju pajis me certifikatë të njohur nga qeveria, me anë të cë silës ju aplikoni për të marrë licencën e ushtrimit të aktivitetit.

Lektori kryesor i UMT është eksperti i njohur ndërkombëtar David Allen.
Allen, mund të cilësohet si themeluesi i kësaj praktike në Shqipëri, një figurë e mirënjohur në rang ndërkombëtar në fushën e Pasurive të Paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve “RICS”. Çdo vit, z. Allen sjell për kursantët risitë më të fundit të Real Estate.
Ndjekësit e këtij kursi pranë UMT, në përfundim do të zotërojnë dituri dhe eskpertizë për:
- planet e investimeve,
- riklasifikimin e gjendjes së të ardhurave
- mekanizmat e portofoleve të vlerësimit
- aplikimet dhe praktikat
- pasqyrat e tregjeve të pronës
- ekulibrat dhe disekuilibrat e tregut
- kostot e amortizimit të objekteve
- ndikimin e materialeve, cilësisë së ndërtimit dhe teknologjisë së aplikuar,
- legjislacionet kombëtare dhe ndërkombëtare
- njohuritë themelore të planifikimit urban dhe lidhjen mes planifikimit dhe zhvillimit të zonave urbane cka mundëson hartimin e planimetrisë dhe pozicionimin e pronave në hartë.
Po ashtu, kursantët njihen thellë edhe me aplikimet që kanë të bëjnë me:
- masën e kontributit të konstruksioneve në vlerën e një objekti
- llojet e kontratave
- adaptimin legjislativ
- modelet e aplikimit
- shoqatat vendore dhe ndërkombëtare etj.

Tregu i Real Estate po zhvillohet cdo ditë e më shumë. Një ekspert i diplomuar në UMT do të ketë shumë mundësi punësimi dhe suksesi si:
- Profesionist i lirë dhe si Ekpert
- Agjent/specialist i punësuar në zyrat e Shoqërive Imobiliare
- Në Bankat e Nivelit të Dytë
- Shoqëritë e Sigurimit
- Shoqëritë e Ndërtimit
- Zyrat Publike
- Zyrat e urbanistikës etj.

Regjistrimet pranë UMT kanë nisur dhe vijojnë deri me 22 shkurt

UMT, hidh hapin tënd

Kushtet paraprake për pjesëmarrje:

Për të ndjekur këtë kurs, duhet të keni përfunduar studimet Bachelor dhe Master në programet:

  • Inxhinieri;
  • Arkitekturë;
  • Ekonomi;
  • Drejtësi. 

Ndërkohë personat që do të aplikojnë për Licencë, duhet të kenë përfunduar patjetër studimet Master në programet:

  • Inxhinieri;
  • Arkitekturë;
  • Ekonomi.

Dokumentacioni:

- Diploma Bachelor (fotokopje e noterizuar);
- Diploma Master (fotokopje e noterizuar);
- Lista e notave (fotokopje e noterizuar);
- Karta e Identitetit (fotokopje);
- CV;
- Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera;
- 2 fotografi.

Pagesa e kursit: 
Total: 90.000 ALL
Ku: Tarifa e regjistrimit (paguhet në momentin e regjistrimit): 10.000 ALL
Tarifa e pjesmarrjes (paguhet në momentin e fillimit të kursit): 80.000 ALL

Kohëzgjatja: 20 javë

Oraret:

Çdo të enjte dhe të premte, ora: 16:00 - 20:00
Çdo të shtunë, ora: 10:00 - 14:00

Per tu regjistruar plotësoni formularin e mëposhtëm ose na shkruani një email në: info@umt.edu.al