E-Shërbime

Mjediset dhe Laboratorët

Mjediset e Universitetit Metropolitan Tirana

Kampusi i Universitetit Metropolitan Tirana është i përbërë nga dy godina. I pozicionuar mbrapa Ambasadës Amerikane, krijon një mundësi aksesi shumë të lehtë dhe të sigurtë për studentët. Vetëm 10 minuta larg Sheshit Skënderbej, dhe fare pranë Parkut të madh të Tiranës.

“Godina Qendrore” dhe “Godina 2” ndodhen në rrugët “Sotir Kolea” dhe “Pjetër Budi”, pranë Qytetit Studenti. Në këto godina gjenden Auditorët, Biblioteka, Rektorati, Fakultetet dhe Departamentet, zyrat e Stafit Akademik dhe atij Administrativ si edhe laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë dhe Arkitekturës, Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT dhe Fakultetit të Ekonomisë. Hapësira të dedikuara për Metroresearch, Metropolitan Incubator dhe Metropolitan Geospatial Center. Universiteti Metropolitan Tirana ka krijuar kështu një infrastrukturë moderne, e cila plotëson nevojat e studentëve, stafit akademik dhe atij administrativ. Ndër vite, ambientet e mirëpozicionuara të UMT-së janë shfrytëzuar edhe për të zhvilluar trajnime, kurse apo evente të institucioneve të tjera partnere.

UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA

Laboratori i Materialeve të Ndërtimit

Ndodhet në Godinën Qendrore të Universitetit Metropolitan Tirana. Në këtë laborator gjenden pajisjet kryesore mbi të cilat studentët e inxhinierisë duhet të kenë njohuri, si presa për të përcaktuar rezistencën e betonit, bango vibruese për betonin, furra për të përshpejtuar tharjen e betonit, pajisje dixhitale tip “Vebu” për matjen e konsistencës së betonit, etj.

Përmes këtyre pajisjeve, realizohen punët laboratorike në lëndën “Konstruksione Beton Arme” dhe “Teknologji e Materialeve”. Studentët përcaktojnë rezistencën e betonit në shtypje, ndikimin e faktorëve të ndryshëm në të, përcaktimin e peshës specifike të materialeve inerte, studimin e vetive të materialeve të ndërtimit, etj.

Laboratori i Shkencave të Natyrës

Vjen i pajisur me të gjithë materialet e nevojshme për të zhvilluar eksperimente në funksion të programeve akademike. Në këtë laborator realizohen punë në lëndët e fizikës, kimisë dhe biologjisë.

Ofron kapacitetin për zhvillimin e orëve laboratorike të një numri të madh studentësh. Gjatë këtyre orëve, studentët mësojnë edhe hapat që duhen ndjekur gjatë procesit të mbledhjes së të dhënave shkencore.

 

Laboratori i Gjeoteknikës

Eshtë i kompletuar me të gjitha pajisjet për të mbuluar të gjitha punët praktike dhe laboratorike në lëndët që lidhen me vetitë fiziko-mekanike të dherave, përcaktimin e rezistencës dhe sjellje së tyre.

Ky laborator i shërben në mënyrë specifike programit të studimit të Inxhinierisë së Ndërtimit, në ciklet bachelor dhe master. Disa nga provat që kryhen në këtë laborator janë analiza e përbërjes kokrrizore, prova e konsolidimit, prova e prerjes plane, etj.

Laboratori i Informatikës

I pajisur me kompjutera të përshtatshëm për zhvillimin e lëndëve akademike, ku janë instaluar të gjitha programet e nevojshme për të përmbushur objektivat e lëndëve “Hyrje në Programim”, “Arkitekturë Kompjuterash” apo “Sisteme Operative”.

Studentët e Universitetit Metropolitan Tirana kanë mundësi të bëjnë praktikat mësimore, të kryejnë detyrat e kursit si edhe të zhvillojnë aktivitete të ndryshme trajnuese.

Laboratori Multifunksional

Ofron një numër të madh kompjuterësh, duke bërë të mundur aksesin në përdorim për shumë studentë. Kompjuterat modernë të kësaj salle kanë të instaluar programet profesionale, që u shërbejnë studentëve për detyrat e tyre në dizajn, programim, etj.

Disa nga lëndët që zhvillohen në këtë laborator janë “Metoda numerike dhe Matlab”, “Sistemet e shpërndara” dhe “Testimi i Softëare dhe Verifikimi”. Ky laborator është në dispozicion të të gjithë programeve të studimit, në tre fakultetet e Universitetit Metropolitan Tirana.

Laboratori i zhvillimit software

I projektuar për të mbështetur studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT në marrjen e dijeve praktike në fushën e inxhinierisë software dhe inxhinierisë kompjuterike.

Pajisjet kanë parametrat e duhur për të përballuar programet më të avancuara, me qëllim zhvillimin e lëndëve si; “Programim i Avancuar Java”, “Programim Mobile”, “Programim Web”, “Strukturë të Dhënash dhe Analizë të Algoritmeve” “Gaming”, etj.

Laboratori i Simulimeve Kompjuterike

Ky laborator mundëson zhvillimin e lëndëve më të reja në fushën e Inxhinierisë Software. I ndihmon studentët të fitojnë njohuri praktike edhe u ofron atyre një ambient me pajisjet e duhura ku mund të zhvillojnë projektet e lidhura me universitetin apo projekte të tjera të cilët ato dëshirojnë të punojnë.

Disa nga lëndët që zhvillohen në këtë laborator janë “Data mining”, “Advanced Computer Networking”, “Virtual Programming Languages”, “Natural Language Processing”, etj.

Laboratori i automatizimit dhe FPGA

Laboratori i automatizimit u dedikohet të gjithë studentëve të Inxhinierisë, bachelor e master, që duan të specializohen në Sistemet e Kontrollit, Elektronikën Dixhitale apo Pajisjet Elektronike Mjekësore.

Duke u dhënë mundësinë studentëve që dijet teorike të marra gjatë leksioneve, t’i praktikojnë në orët e punëve praktike me pajisjet që do të duhet të përdorin në të ardhmen gjatë ushtrimit të profesionit.



Laboratori i sistemeve të shpërndarjes së energjisë dhe pajisjeve elektronike

Në këtë laborator ushtrohen të gjithë studentët e Inxhinierisë Elektrike, të cilët specializohen në Sistemet e Fuqisë, Sistemet e Energjitikës dhe Sistemet Motorike.

Mes shumë pajisjeve moderne, në këtë laborator ndodhen Konduktorë të Fuqisë së Lartë, Sistemet e Instalimeve Elektrike, Sistemet Elektromagnetike, Gjeneratorë dhe Motorë Elektrikë, Motorët e Kontrollit të Shpejtësisë si edhe pajisje të tjera të matjes.



Laboratori i komunikimit dhe procesimit të sinjaleve

Eshtë i pajisur me borde Elektronike, Oshiloskopë dhe Gjeneratorë Sinjalesh për eksperimentimin dhe verifikimin e fenomeneve të elektronikës analoge dhe dixhitale.

Vendoset në dispozicion të të gjithë studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe IT.

Ky laborator pasurohet gjithmonë me pajisje të reja, në funksion të programeve të studimit. Një sërë lëndësh që zhvillohen, si; “Menaxhimi i Sistemeve të Transmetimit të Energjisë”, “Kontrolli Dixhital”, “Bazat e Automatikës”, “Matje Elektronike”, “Sistemet Elektronike të Programueshme”, “Elektronika e Fuqisë”, etj.

Laboratori i matjeve elektrike dhe elektronike

I pajisur me aparaturat e nevojshme për të realizuar studime të ndryshme në varësi të programeve akademike të përcaktuara, ky laborator ka infrastrukturën e duhur ku studentëve u jepet mundësia të bëjnë punë individuale. Nuk mungojnë amplifikatorët e sinjaleve, oshiloskopë, gjenerues sinjalesh, setet e kontrollit të temperaturës etj.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.