E-Shërbime

Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri

Master i Shkencave në Menaxhim në Inxhinieri u dedikohet studentëve të cilët kanë përfunduar studimet e ciklit bachelor në një program studimi të përafërt dhe kërkojnë të thellohen më shumë si në aspektin shkencor, ashtu edhe në atë praktik.
Në këtë program, studentët marrin formim në fushën e ekonomisë dhe menaxhimit, në fushën e ekonomiksit menaxherial, ekonominë e kompanive, tregut dhe menaxhimit financiar etj.

Këto njohuri ndërthuren me ato në fushën e inxhinierisë si sistemet logjistike, menaxhimin e transporteve, projektimin dhe menaxhimin e sistemeve të qëndrueshme dhe më gjerë. Studentët e diplomuar në Menaxhim në Inxhinieri, mund të punësohen në kompanitë e konsulencës dhe projektimit, në kompanitë inxhinierike, në organizatat ndërkombëtare që operojnë në fushën menaxheriale me karakter inxhinierik si edhe në institucionet kërkimore shkencore vendase dhe të huaja.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Programi

Prof. Dr. Nick Frydas
nfrydas@umt.edu.al
Prof.As.Dr Aranit Shkurti  ashkurti@umt.edu.al

Këshilltarë Akademik

Viti i Parë – Dr. Fabian Pjetri  / fpjetri@umt.edu.al
Viti i Dytë – Prof.As.Dr Aranit Shkurti / ashkurti@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.