E-Shërbime

Masteri i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi

Inxhinieri Ndërtimi - Universiteti MetropolitanMasteri i Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi përgatit inxhinierët e rinj me njohuritë themelore shkencore për studimin, projektimin, ndërtimin dhe realizimin e veprave dhe objekteve industriale apo civile, si edhe prodhimin e materialeve të ndërtimit, testimin e tyre, kryerjen e analizave strukturore, prodhimin e strukturave të parapërgatitura etj. Në Universitetin Metropolitan Tirana studentët që ndjekin masterin e Shkencave në Inxhinieri Ndërtimi mund të profilizohen në struktura apo në infrastrukturë transporti.

Programet akademike janë hartuar në përputhje me eksperiencën më të mirë vendase dhe ndërkombëtare, ku studentët marrin njohuri të thelluara mbi teorinë e strukturave, inxhinierinë sizmike, strukturat e çelikut, projektimin e urave, themelet e thella etj.


Studentët që zgjedhin profilin “Inxhinieri Strukturash” specializohen në vlerësimin sizmik dhe përforcimin e ndërtesave, projektimin e strukturave, konstruksionet e drurit, veprat hidroteknike apo projektimin e themeleve nën makineri. Ndërsa studentët që profilizohen në “Inxhinieri Infrastrukture Transporti” specializohen në projektimin e tuneleve, projektimin e rrugëve automobilistike-hekurudhore, në inxhinierinë e trafikut rrugor apo mbishtresën e rrugëve, hekurudhave dhe aeroporteve.

 

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Nikolla Nik
nnika@umt.edu.al

Koordinator i Programit

Prof. Asoc. Dr. Emre Çeçen
ececen@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.