E-Shërbime

Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike

Programi i studimit Master i Shkencave në Inxhinieri Informatike synon të pajisë studentët me njohuri të thella tekniko-shkencore të nivelit universitar, të cilat kërkohen nga fusha të ndryshme të sistemeve të shpërndarjes së informacionit dhe ruajtjes së të dhënave. Programi akademik i Masterit Shkencor në Inxhinieri Informatike është hartuar duke pasur parasysh kërkesat e tregut të punës për ekspertë në këtë fushë.

Të diplomuarit në këtë program studimi në Universitetin Metropolitan Tirana janë në gjendje të kuptojnë dhe të analizojnë funksionimin e sistemeve komplekse, të administrojnë dhe të mirëmbajnë rrjetat kompjuterikë, të menaxhojnë sistemet kompjuterike dhe të jenë në gjendje të ndërtojnë sisteme informatike të sigurta. Studentët do të kenë aftësitë për të kuptuar dhe për të zgjidhur probleme të ndryshme tekniko-shkencore nga fushat e sipërpërmendura, për të analizuar çështjet teknologjike dhe inxhinierike, të ndikojnë me njohuritë e tyre në ciklin e jetës së një produkti, të hartojnë punime shkencore dhe të zhvillojnë projekte të ndryshme në fushën e informatikës. Masteri i Shkencave në Inxhinieri Informatike u lejon studentëve të përfshihen në projekte kërkimore shkencore apo të vazhdojnë studimet doktorale.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Departamenti

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al

Koordinator i Programit

Dr. Elton Domnori
edomnori@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.