E-Shërbime

Master i Shkencave në Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku

Masteri i Shkencave në Inxhinieri Financiare dhe Menaxhim Risku ofron dije të thelluara shkencore në fushën e financave dhe menaxhimit të riskut. Gjatë ndjekjes së këtij programi, studenti merr njohuri për industrinë financiare, modelingun financiar, bazat e ekonomisë financiare, financat ndërkombëtare apo statistikën financiare.

Ndërkohë studentët marrin edhe njohuri praktike si aplikimet e Matlab në financë apo strukturë të dhënash dhe algoritmesh financiare. Pas përfundimit të këtij programi master, studentët kanë të gjitha njohuritë e nevojshme për t’u punësuar si drejtues të mesëm dhe të lartë në sektorin bankar, institucionet financiare, kompani sigurimesh, fonde zhvillimi etj. Ata gjithashtu kanë mundësinë të vazhdojnë karrierën akademike, përmes ndjekjes së studimeve doktorale në fushën e ekonomisë dhe financës.

Kontakte të nevojshme

Përgjegjës Programi

Dr. Denis Veliu dveliu@umt.edu.al

Këshilltarë Akademik

Viti i Parë – Dr. Fabian Pjetri / fpjetri@umt.edu.al
Viti i Dytë – Prof.As.Dr Aranit Shkurti / ashkurti@umt.edu.al

Informacione të Detajuara

Kohëzgjatja

2 Vite

Numri i ECTS

120 ECTS

Formati

Full- time

Gjuha

Shqip

Shkarko Duke Klikuar

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.