Në zbatim të urdhrit nr.190, datë 19.03.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për mbylljen e veprimtarisë së institucioneve arsimore publike dhe jo publike dhe çerdheve për kufizimin e përhapjes së infeksionit covid-19” dhe urdhrit 97 të datës 19.03.2020 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për ndërprerjen e procesit mësimor në të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike”, Universiteti Metropolitan Tirana ka vendosur mbylljen e veprimtarisë së universitetit sipas afateve dhe urdhrave të autoriteteve shtetërore në Republikën e Shqipërisë.

Për studentët e programeve 2-vjeçare, programeve bachelor dhe programeve të integruara të ciklit të dytë procesi akademik do të vijojë online nëpërmjet platformave edu4schools dhe GoToMeeting.

Në këtë situatë, UMT ishte universiteti i parë shqiptar që nisi procesin e mësimdhënies online përmes këtyre dy platformave, ku studentët kanë mundësi të vazhdojnë mësimin sipas kalendarit akademik, të marrin leksionet dhe të kenë të regjistruara në arkivë të gjitha videoleksionet e zhvilluara me pedagogët.

Për vazhdimin e mësimit për studentët e ciklit master do të merret një vendim në ditët në vijim.

Për njoftime të tjera ju ftojmë të ndiqni periodikisht faqen zyrtare të internetit të Universitetit Metropolitan Tirana si edhe faqet në Facebook dhe në Instagram.