E-Shërbime
332

Kurset përgatitore për Maturën Shtetërore

 

Universiteti Metropolitan Tirana organizon kurset përgatitore për provimet e Maturës Shtetërore, të cilat ofrohen falas për të gjithë të interesuarit. Kurset zhvillohen nga pedagogë të njohur dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Qëllimi i kurseve falas është përgatitja e maturantëve për provimet e Maturës Shtetërore, ku përgjatë javëve ata ushtrohen me tezat e viteve të kaluara, rifreskojnë njohuritë për secilën nga lëndët, zgjidhin ushtrime të ndryshme etj. Maturantët kanë mundësinë të ndjekin kurset e më shumë se një lënde njëkohësisht.

Universiteti Metropolitan Tirana ofron kurse përgatitore online dhe falas në këto fusha:

1. Ekonomi
2. Matematikë

Të gjithë maturantët mund ti ndjekin kurset duke plotësuar këtë formular: https://forms.gle/LLctFoNRJ8QGcKgP7

Për çdo pyetje në lidhje me kurset falas mund të shkruani në adresën admissions@umt.edu.al ose të na kontaktoni në numrin celular 0692591493.

Cilat janë kriteret për t’u pranuar në programet bachelor?

Për t’u regjistruar në programet bachelor, studentët duhet të kenë përfunduar Maturën Shtetëroreose një cikël të njehsuar me të. Të gjithë kandidatët që duan të ndjekin një nga programet bachelorduhet të plotësojnë kriterin e notës mesatare të vendosur me VKM, e cila aktualisht është 6,5.Aplikimet kryhen vetëm nëpërmjet portalit U-Albania. Çdo kandidat i interesuar për të ndjekurstudimet pranë UMT duhet të zgjedhë Universitetin Metropolitan Tirana si një nga 10 preferencat etij në këtë portal gjatë fazave të aplikimit.